Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit: Do bojkotojmë zgjedhjet!

Banorët e Tropojës dhe Hasit bllokojnë pikën kufitare të Qafë Prushit: Do bojkotojmë zgjedhjet!

Përfaqësues nga 20 fshatrat të bashkive Has dhe Tropojë kërkuan me ngulm rikostruksionin që lidh fshatrat me aksin nacional, Krumë-Qaf Prush-Gjakovë, pavarësisht premtimeve që janë dhënë gjatë 30 viteve të fundit.

Banoret thane se nuk do te dalin në votime më 11 Maj, nëse nuk asfaltohet aksi 20 km që është e pakalueshme e që u shërben 2 mijë banorëve.

Në përkrahje të protestës së banorëve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti. Rruga e ndërtuar që në vitin 1938 për shfrytëzimin e burimeve minerale, nuk është mirëmbajtur dhe është e pakalueshme për shkak të gropave në të gjithë gjatësinë e saj.

Share it :