Beleri: Gjykata Evropaine po trajton çështjen për të rimarrë atë që ne fituam në mënyrë demokratike
Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Evropaine për rishikimin e arrestimit të tij në 12 maj 2023.
Beleri theksoi se ky vendim është një lajm i mirë, për ata qytetarë si shqiptarë ashtu dhe ‘minoritarë’, që kërkojnë integrimin e Shqipërisë në BE.
Ai e quajti të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë përpara zgjedhjeve, pasi qeveria e Edi Ramës i mohoi vullnetin shumicës të qytetarëve të Bashkisë Himarë.
“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me të cilin ankimi im kundër paraburgimit tim të paligjshëm, dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, gjykohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë dhe një shfajësim i madh. Më në fund, drejtësi për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe anëtarësimin e Shqipërisë, falënderoj avokatin tim, profesorin Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij e trajtoi çështjen sot, për të rimarrë atë që ne fituam në mënyrë demokratike”, tha Beleri.