Berisha me grupin konservator në KE: Rama po përdor paratë e dr@gës dhe krimit në zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe delegacioni që po e shoqëron në vizitën e tij në Strasburg, ka zhvilluar një takim me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit te Europës.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Berisha ka informuar anëtarët e këtij grupi për gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet Shqipëri dhe se si, vendi është kthyer në një narkodiktaturë e drejtuar nga Edi Rama dhe paratë e drogës dhe krimi po përdoren në zgjedhje
Fjala e kryetarit të PD, Berisha
Zonja dhe zotërinj, anëtarë të nderuar të Parlamentit Europian.
Dua të ju falënderoj nga zemra ime për të nder të madh që më keni bërë, të ju prezantoj në këtë seancë, situatën aktuale në Shqipëri.
Kam qenë këtu më shumë se në çdo institucion tjetër.
Kam ardhur si presidenti i vendit.
Kam ardhur si lideri i opozitës, për 8 vite me radhë.
Kam ardhur si kryeministër.
Por sot pothuajse në 30 vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, fatkeqësisht vendi im është i pari dhe i vetmi shtet narkodikatur në Shqipëri.
Shqipëria në këtë 30 vjetor është një vend i cili para zgjedhjeve, kryeministri synon mandatin e 4-të, duke arrestuar tre liderët kryesorë të opozitës shqiptare.
Më arrestoi mua për 330 ditë pa asnjë fakt penale. Ata më akuzuan për korrupsion pasiv dhe për një faturë për një javë pushime për arsye shëndetësore.
Dhëndëri im për 440 ditë ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për një pronë prej 110 metrash që i është lënë trashëgim nga gjyshërit e tij, çdo gjë e dokumentuar me dokumente zyrtare që i përket familjarëve të tij.
Lideri tjetër i partisë së dytë opozita, ish-presidenti, ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, ndërsa po hynte në Tiranë u arrestua në mënyrë brutale, duke u tërhequr zvarrë nga makina dhe pa ju treguar dokumentet identifikuese.
Edhe pse është person nën hetim, ai gjendet në burg, edhe pse nuk ka akuzë ndaj tij.
Lideri i tretë i partisë tjetër opozitare është Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes gjatë kohës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe po gjykohet për një çështje që është mbyllur 15 vite më parë pa asnjë fakt konkret.
Gjithashtu edhe Fredi Beleri, deputet i parlamentit Europian u fut në burg pasi, Edi Rama kërkonte të merrte mijëra metra katrorë tokë pranë detit.
Gjithashtu Ervin Salianji, një tjetër deputet u arrestua sepse denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, pasi ishte dënuar në Itali, për arsye se drejtonte trafikun e drogës nga Vlora.
Tani nëse merreni në konsideratë popullsinë e Shqipërisë, vendi humbi edhe të drejtën e pafajësisë, kjo ka ndodhur me drejtësinë. Shqipëria është bërë një narkoshtet, i vetmi vend në Europë. Në 2015 Edi Rama e mbushi Shqipërinë me kanabis, dhe duke implikuar dhe policinë në mbjelljen e kanabisit.
Rreth 12 miliardë euro u krijuan nga trafikantët e kanabisit dhe më pas këta u lidhën me trafikantët Amerikano-latin dhe tani janë shumë të fuqishëm me lidhjet e tyre në kartelet, si psh, ai i Sinaloas.
Të nderuar anëtarë, vetë Edi Rama është i lodhur me këto organizata.
Në zyrën e tij ka një këshilltar, i cili koordinon aktivitete e këtyre organizatave. Ai ka pritur në zyrën e tij, bosin shqiptar të Sinaloas dhe i ka dhënë leje për kazino dhe një hotel me 5 yje.
Krimi i organizuar është shumë i famshëm dhe shumë i përfshirë në zgjedhje.
Autoritet franceze, belge dhe holandeze kanë dorëzuar mijëra e mijëra faqe të mesazheve të krimit të organizuar, të marra nga telefonat e enkriptuar.
Komunikimi arrin deri tek Edi Rama dhe ministrat e tij.
U zbulua se gjysma e komunikimeve ishin të lidhura dhe me dhunimin e zgjedhjeve dhe ne tani jemi në zgjedhjet elektorale.
Kryeministri është duke shpërndarë dhurata për pensionistët, duke u dhënë 100 euro për çdo person, për të siguruar votën e tyre.
Janë mbi 700 shqiptar. Është një vendim i qeverisë për të siguruar bonus pensionesh për votë.
Por janë edhe dhjetëra e qindra miliona euro të kanabisit që janë përdor për të blerë vota, e gjithashtu edhe kërcënimi i mafias ndaj njerëzve që të votojnë për ta.
Shqipëria është në një situatë të dëshpëruar.
Nga 2014-2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë kanë lënë vendin duke ikur drejt zonës Shengen.
Ekonomia dhe prodhimi industrial po bie.
Eksportet si pasojë e eurove të narkotrafikut është zhvleftësuar me 35% dhe eksportet kanë rënë me 32% dhe mijëra shqiptarë po humbin vendet e tyre të punës.
Një kryeministër që Europa nuk e ka parë kurrë, që drejton një shtet si diktator dhe një narkodiktator.
Ju nuk e kuptoni dot se çfarë ndodh, prandaj dhe unë jam këtu që të ju tregoj të vërtetat e të ju siguroj se njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç se të luftojnë narkodiktarorin.
Jam i bindur se ai nuk do të ketë të ardhme.
Narkoshteti nuk është i rrezikshëm, por është i rrezikshëm për të gjithë kontinentin e Europës dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj.