Berisha në PPE: Beleri u arrestua vetëm pse do të mbronte qytetarët e tij

Berisha në PPE: Beleri u arrestua vetëm pse do të mbronte qytetarët e tij
Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e minoritetit, sidomos të drejtën e pronësisë.

Duke folur në Strasburg në takimin e PPE, Berisha tha se edhe arrestimi i Fredi Belerit, u bë bë vetëm se mbronte qytetarët e tij në Himarë.

Kjo ishte dhe arsyeja, se përse mazhoranca në pushtet, përmes kurtheve të Sigurimit të Shtetit, e arrestoi Belerin nj ditë përpara zgjedhjeve dhe pavarësisht fitores së mandatit për të drejtuar Bashkinë e Himarës, nuk e lanë të betohej.

Për të drejtat e minoritetit, partia ime i ka respektuar dhe do i respektojë të drejtat e tyre.

Së pari, të drejtat e pronësisë.

Pse u arrestua Beleri?

Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës.

Ai tha: jo, nuk jam i majtë.

Pasi refuzoi, Beleri sigurisht do mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.

Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë, një ditë përpara zgjedhjeve.

Nuk e lejuan të betohej, kur tradicionalisht edhe ata që janë dënuar, janë betuar. Por Beleri kurrë.

Kështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut.

Share it :