Berisha në Strasburg: Edi Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg tha se, Edi Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin .
“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm.
Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.
Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.
Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit”, tha Berisha.