Blushi pas takimit me Kryesuesin e Misionit të OSBE: E informuam ambasadorin Zannier lidhur me izolimin pa fakte të Metës
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, pas takimit me Kryesuesin e misionit të OSBE, Ambasadorin Zannier u shpreh se e informuam Ambasadorin Zannier lidhur me izolimin kriminal, në ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, në shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës, të Presidentit të Partisë së Lirisë, Meta.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, pas takimit me Kryesuesin e misionit të OSBE, Ambasadorin Zannier.
Ishte kënaqësi të mirëprisnim sot, bashkë me kolegët, në një takim Ambasadorin Zannier, për ta informuar gjerësisht lidhur me problematikat në këtë fushatë elektorale.
Përdorimin e Administratës dhe aseteve publike nga Edi Rama në funksion të zgjedhjeve dhe të gjithë shqetësimet të cilat kanë karakterizuar deri tani këtë pjesë të fushatës
informuam Ambasadorin Zannier lidhur me izolimin kriminal, në ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, në shkelje të ligjeve dhe të Kushtetutës, të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Meta.
Izolim i cili është bërë pikërisht në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit.
Të mos harrojmë se Z. Meta është Kryetar i forcës së dytë Opozitare në vend dhe forcës së tretë politike prej të paktën dy dekadash.
Ndaj dhe ky izolim me urdhër të tij, lidhet pikërisht me zgjedhjet e 11 Majit.
Gjithashtu, e informuam lidhur me faktin se, Z. Meta sot edhe pse kandidat në zgjedhje, e ka të pamundur jo vetëm të bëjë fushatë, por edhe të komunikojë me votuesit, të komunikojë me anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për më tepër për faktin se atij i është mohuar e drejta për t’u takur me drejtuesit e Partisë së Lirisë, me deputetët e kësaj force politike, të cilët ligji u’a mundëson të drejtën për ta vizituar në institucionet e paraburgimit.
Por gjithashtu, theksuam edhe faktin se ky regjim, i cili ka kapur tanimë të gjitha institucionet e pavarura, përfshi edhe Sistemin e Drejtësisë, po bën cdo gjë që të cënojë standardet e këtyre zgjedhjeve, të cënojë një proces të lië dhe të ndershëm zgjedhor.
Evidentuam dhe u dorëzuam përfaqësuesve të misionit të vëzhgimit edhe fakte konkrete edhe pamje filmike, se si Administrata Publike, se si patronazhistët, jo vetëm në Qarkun e Tiranës, por edhe në Qarkun e Fierit, po bëjnë gjithcka për të cënuar standardet e këtyre zgjedhjeve.
Dhe besoj se këto kontakte, ne tani do ti kemi të përhershme, për të denoncuar dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që me urdhër të Rdi Ramës, sot po përpiqen të ndikojnë edhe nëpërmjet presioneve, tek votuesit shqiptarë për të cënuar standardet e këtyre zgjedhjeve.
Megjithatë jam i bindur se pavarësisht këtyre përpjekjeve kriminale, Opozita, koalicioni “ PD – Aleanca për Shqipërië Madhështore”, jam i bindur se do të arrijë një fitore spektakolare dhe se programi ynë, “Made in Albania”, do të votohet masivisht nga shqiptarët më 11 Maj.
Faleminderit!