Drejtuesi i PPE garanton Berishën: Keni mbështetjen tonë më të madhe, jemi të bindur se do fitoni zgjedhjet!

Drejtuesi i grupit të Partive Popullore Europiane në Strasburg, Pablo Hispan, garantoi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, se kanë mbështetjen e organizatës më të madhe politike të Europës. Ai tha se PPE do të sjellë në Shqipëri një delegacion të madh për të mbikëqyrur zgjedhjet.

“Faleminderit zoti Berisha për prezantimin.

Siç e dini, ju keni mbështetjen tonë më të madhe dhe grupi ju uron suksese, me bindjen se do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme.

Ne do sjellim një delegacion të madh nga Partitë Popullore Europiane, që të mbikëqyrim zgjedhjet, për të mbështetur demokracinë dhe transparencën për popullin shqiptar”, tha Hispan.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F672891621774873%2F&show_text=false&width=267&t=0

Share it :