Gazetari italian Roberto Saviano: Shqipëria dominohet nga kartelet e drog@@s
Gazetari i njohur italian, Roberto Saviano është shprehur për Median franceze “France2” se, Bullgaria, Shqipëria, Kosova apo Serbia, janë vende plotësisht të dominuar nga kartelet e drogës. Ai ishte i ftuar në një intervistë ku ka komentuar problemin e madh të trafikut të drogës.
Gazetari thotë që Franca duhet të legalizojë drogat e buta, ndërkohë që qeveria franceze është totalisht kundër kësaj.
Saviano: Franca nuk duhet të mbyllë sytë ndaj një trafiku të madh të drogës, konsumimit dhe kapitalit që sjell ky lloj trafiku. Për herë të parë në Francë, fenomeni i trafikut të drogës po shikohet si një fenomen mafioz. Pra, i organizuar. Që mundet të prodhojë pushtet, dhe jo vetëm, si një fenomen i rrugës, gangsterizmit. Për të qenë i qartë, francezët, të majtë, të qendrës dhe të djathtë, të gjithë e kanë konsideruar këtë një problem kriminal si një problem të emigracionit. Është absolutisht e pavërtetë. Sepse edhe pse është e vërtetë se disa grupe kriminale kanë një strukturë origjine të Afrikës së Veriut, në Itali, në Amerikën e Veriut apo në Shqipëri, paraja që është gjeneruar nga ky komunitet, është e gjitha e përdorur nga Franca borgjeze. Ata arrijnë dhe i sjellin para kriminale sistemit ekonomik francez. Ndërmarrje të konstruksionit, ndërtimit. Paraja shkon në këto aktivitete.
Dhe ju thonë se Franca është me vonesë?
Saviano: Pabesueshmërisht shumë. Dhe po shpjegohem. Pasi Franca është një demokraci e kompletuar. Nuk mund të krahasohet me Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën apo Serbinë, që janë vende plotësisht të dominuara nga kartelet e drogës.
Vonesa në fillim ka të bëjë me një inkapacitet kulturor. Problemi është lënë plotësisht në hetimin e policisë. Një polici që kontrollon vetëm rrugët. Dhe që harron dhe e lë mënjanë aspektin financiar e ekonomik.