JesuisMarine/ Aleanaca konservatore e Shqipërisë në mbështetje të Le Pen: Denim poltik dhe precedent i rrezikshëm

JesuisMarine/ Aleanaca konservatore e Shqipërisë në mbështetje të Le Pen: Denim poltik dhe precedent i rrezikshëm

Aleanca Konservatore Për Shqipërinë
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Aleanca Konservatore për Shqipërinë në Solidaritet me Marine Le Pen: #JesuisMarine
Tiranë, më 6 Prill 2025

Aleanca Konservatore për Shqipërinë – AKPSH, partia e parë konservatore, sovraniste dhe identitare dhe më e re në Shqipëri, shpreh solidaritetin e saj të plotë me znj. Marine Le Pen dhe partinë Rassemblement National, pas vendimit të motivuar politik të gjykatës franceze për ta dënuar me burg dhe përjashtim nga funksionet publike, në një proces tërësisht të motivuar politikisht.

Ky akt përfaqëson një precedent të rrezikshëm për demokracinë në Europë dhe është pjesë e një fushate të koordinuar globale nga Establishmenti Liberal për të eliminuar Opozitat Konservatore dhe Sovraniste duke instrumentalizuar politikisht drejtësinë siç u përpoqën pa sukses në SHBA kundër Presidentit Donald J Trump dhe siç vazhdon në vende të kontinentit tonë, përfshirë edhe Shqipërinë (përndjekja politike e liderëve të partive opozitare me një sistem drejtësie totalisht të kapur nga Networku Soros).

Zëri ynë modest i shtohet liderëve të shquar ndërkombëtarë konservatorë që kanë reaguar me shqetësim dhe mbështetje ndaj znj. Le Pen, përfshirë:

  • Donald Trump, President i SHBA-së, i cili e cilësoi rastin si “një tjetër sulm politik ndaj një kundërshtari të globalizmit”.
  • Viktor Orbán, Kryeministër i Hungarisë, që denoncoi vendimin si “abuzim institucional për të heshtur opozitën”.
  • Matteo Salvini, lider i Lega Nord në Itali, që e quajti dënimin “një grusht ndaj lirisë”.
  • Geert Wilders, lider i Partisë për Lirinë në Holandë.
  • Santiago Abascal, lider i VOX në Spanjë.
  • Jair Bolsonaro, ish-president i Brazilit, i cili u shpreh: “Vive la liberté!”.
  • Elon Musk, që kritikoi hapur përdorimin e drejtësisë për motive politike.

Aleanca Konservatore për Shqipërinë qëndron e vendosur përkrah Marine Le Pen dhe çdo lideri politik që sulmohet nga sistemi i kapur i establishmentit liberal, jo për shkelje të ligjit, por për bindjet dhe guximin për të mbrojtur popullin dhe identitetin kombëtar.

“Je suis Marine” – është thirrja që bashkon të gjithë ata që besojnë në demokracinë e vërtetë, lirinë e fjalës dhe sovranitetin e kombeve europiane.

Altin Goxhaj, Kryetar, AKPSH

Share it :