Kush është REDAKTORI?

Kush është REDAKTORI?

Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet në përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

Në përgjimet e siguruara nga CNA rezulton se Redaktori është një term që përdoret shumë shpesh në dosje dhe tregohet si një person kyç pasi çdo material kalon nga Redaktori.

Sipas përgjimeve në disa raste dyshohet se redaktori mund të jetë kryeministri.

Por në disa raste kryeministri bie sepse në një nga tekstet thuhet është zbardhur fjala e kryeministrit ta shikojë redaktori.

“26.02.2025

Në orën 10:17, ErionVeliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së për të cilën Erioni tregon se ishte “flake fare”. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t’ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia jape Redaktorit, i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin”, thuhet në përgjime.
Por një moment tjetër ku përmendet sërish redaktori është pikërisht në bisedën mes Veliajt dhe Ajolës, ku ndërhyn dhe Arditi, i cili dyshohet të jetë Ardit Gjebrea, kryebashkiaku i kërkon t’i shkruajë Redaktorit, të takojë Redaktorin.

Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit. Por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori”, thuhet në përgjime.

para Redaktori mund të jetë dhe një lojë e përgjithshme e Erion Veliajt për t’i bërë prokurorët të besojnë se kanë dhe mbështetjen e kryeministrit dhe shteti i tërë do të luftojë.

Por nga ana tjetër në tekst Erion Veliaj kërkon më shumë mbështetje.

“Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbërin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e Redaktorit. Arbëri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen. Në vijim,Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata,se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund”, thuhet në përgjime.
Më pas thuhet duhet të mblidhet grupi, tu thuhet deputetëve të ndërhyjnë tek KLP, t’u thuhet mediave të luftohet që tregon se ai ka një lloj frike dhe paniku.

Pra, gjatë përgjimeve mund të ketë dhe veprime manipulative të Erion Veliajt duke qenë i vetedijshëm se po përgjohet.

Ndaj dhe në shumë raste ai thotë le ta dëgjojnë dhe më pas të thotë të kalojnë nga redaktori t’i shohë redaktori duke krijuar përshtypjen e një personi mjaft të rëndësishëm tek i cili duhet të mbështetet.

Në pamje të parë redaktori nuk mund të jetë dikush tjetër veçse kryeministri.

Por e çudtishmja është se në tekstet e Erion Veliajt dhe mesazhet dhe emrat që përdor, kurrë nuk përmendet emri i Fatmir Xhafajt megjithëse është ai njeriu kryesor që bën mbrojtësin. As i Arben Rakipit që ka studion ligjore që bën mbrojtjen e Veliajt.

Që nga kryeministri te Fatmir Xhafaj apo te një skenar i mirëmenduar i Erion Veliajt që të fokusojë prokurorët në gjetjen e redaktorit apo tu krijojë bindjen atyre që pas tyre qëndron kryeministri që e mbron dhe mendon se duke përmendur emrin e kryeministrit prokurorët do të stepen dhe do të kenë frikë prej tij.

Kjo është një skemë e tretë e cila në fakt nga gjykata dhe hetimet e prokurorëve të SPAK duket qartë se ata nuk kanë mundur dot ta zbërthejnë se kush është redaktori.

Pra, Redaktori ka disa opsione dhe mund të jetë secili rast i lartpërmendur./ CNA.al

Share it :