Nuk deklaroj kundër vajzës sime’/ Si i manipulonte Erion Veliaj dëshmitarët
Përgjimet e publikuara në lidhje me bisedat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me Ajola Xoxën dhe vëllanë e tij kanë nxjerrë në pah skandalin sesi shantazhoheshin prokurorët dhe gjyqtarët përmes mediave apo lidhjeve të tij me biznesmenë të fuqishëm në vend siç është G.S.
Veliaj po ashtu që pas arrestimit të tij përmes telefonatave me Xoxën dhe Arbrin kërkon vazhdimisht të dërgojë njerëz te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që ai të mos transferohet në IEVP-në në Tiranë, të cilën e konsideron Alkatraz dhe flet për të me gjuhë fyese dhe kërcënuese.
Si të mos mjaftonte kjo, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga përgjimet rezulton se manipulonte dhe dëshmitarët, përfshirë vjehrrën e tij Valbona Xoxa, Greta Domin dhe dajën e Ajola Xoxës, Eraldi Simixhiun.
Në dosjen hetimore kjo ndërhyrje evidentohet si “flagrante”.
Shumë flagrante është ndërhyrja e të hetuarit në procesin hetimor, duke orientuar dëshmitarët e thirrur nga organi procedues. Në këtë rast i hetuari Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola qe ta inkurajojë Greta Domin dhe po kështu në lidhje ,me deklarimet e shtetasve Valbona Xoxa apo Eraldi Simixhiu, I tregon sesi duhet te përgjigjen, ku ata të shprehen se nuk duan të japin deklarime dhe se kjo po shkatërron familjen”, thuhet në dosjen hetimore.
Image
Në orën 20:51, Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i tregon se është e shqetësuar se të nesërmen duhet të paraqiten në Prokurori nëna e saj dhe daja Eraldi Simixhiu.
Erion Veliaj i tregon se po i bënë dy tri pyetje ata duhet të thonë “Do të pyes avokatin dhe do t’iu them. Erdha vetëm për t’iu përgjigjur thirrjes, por nuk dëshmoj kundër vajzës, s’kam detyrim ligjor, kaq asigjë më shumë”
Veliaj orienton Xoxën t’iu thotë familjarëve që të mos thonë se u qëndrojnë deklarimeve sepse s’kanë çfarë deklarimeve t’iu qëndrojnë.
“Nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj, po shkatërroni familje e tërë”, bëhet e ditur të ketë thënë Veliaj në bisedën me Ajolën ku e mëson sesi të orientojë dëshmitarët.
Image
Më tej më 12 shkurt në orën 10:59 Veliaj bisedon me Ajolën ku flasin për mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të kërkuar nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, kërkesë e pranuar nga kryeministri Rama, takimin që kishte patur dëshmitarja Greta Domi me kryeministrin Rama.
Veliaj i kërkon Xoxës që të inkurajojë Greta Domin.
Në lidhje me mbledhjen e organizuar për të dëgjuar Bushkë,n e cila rezulton e përfshirë në skemën Veliaj-Xoxa, kryebashkiaku thotë se Rama i bëri të flisnin me vete (referuar prokurorëve dhe gjyqtarëve) madje mbrojti dhe Bushkën./ CNA/
Image