Terrori policor/ Alimadhi: Ishte me skenar, më kanë dhunuar dhe ofenduar
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka shpjeguar dhunën e policisë ndaj tij dhe sjelljen e tyre sikur po ndalonin ndonjë terrorist.
Adriatik Alimadhi: Unë kam punuar me strukturat e policisë së shtetit, por ajo që më vjen keq me thënë të drejtën, pse ushtrohet ndaj personit tim, por sigurisht edhe ndaj ambienteve ku janë njerëzit e fisit tim. Madje edhe kur ua kam bërë të ditur atyre që jam filani… ata kishin një egërsi. Për atë punë kishin ardhur ata, megjithatë situata doli jashtë kontrollit me shkelje të ligjit nga ana e tyre. Sepse kur futet policia, me sa di unë dhe me sa mbaj mend të paktën për vitet që kam punuar atje, ata u futën, vëllai u çua për t’u shërbyer dhe unë dola përjashta dhe u hasa në një pengesë dhe kujtova se ishin punonjësit e policisë së komisariatit 4. Unë insistova, ai po insistonte dhe në këtë kohë vjen një tjetër që ishte më agresiv. Ai më kapi. Me kanë çuar tek tavolina.
Pastaj nga ai moment më kanë shoqëruar në mënyrë demonstrative të dhunshme, duke me vënë duart prapa kokës, por duke më shoqëruar. Unë jam i bindshëm dhe në fakt iu thashë kur desh të komunikonte një nga ata që ishte jo me uniformë, por ishte civil. I thashë në qoftë se jeni policia, bërtisni me sinjalet tuaja, thoni barkas, e ne barkas, thoni mbas murit e ne mbas murit. E kupton. Identifikoheni dhe nuk ka ndonjë problem tjëtër. Megjithatë, gjatë rrugëtimit, ata e dinin në fakt se kush isha unë, qëndroi vetëm një punonjës policie duke u kuptuar se ishte tërësisht një skenar.
Pra, ai aty filloi të ngjishte në sedilje e madje aty kam edhe shenjat dhe sot e kam lënë për të shkuar tek eksperti mjeko-ligjor, i cili me një fjalor të jashtëzakonshëm, por ky ishte provokimi më i madh ndaj meje. Sepse ai filloi po bërtiste dhe mori celularin dhe deshi të regjistronte. Pra, duke me bërtitur mua, do të të shker**ej ropt, do të të bëj këtë, do të bëj këtë. E thashë këtu shqeto këtë.
Në këtë paraqitjen time politike kam dashur të jem ashtu tipik nacionalist, ashtu siç edhe jam dhe ashtu siç është edhe Balli Kombëtar. Sepse duhet të themi të vërtetat dhe mbron idealin e shoqërisë njerëzore. Kështu që veprimi i atij, se unë dashur pa dashur, jam edhe një ekspert i Policisë së Shtetit. Tani duke më bërtitur mua ti dhe duke më sharë dhe kërcënuar, ti tregon një veprim që unë nxehem dhe të shaj. Dhe sigurisht nëse ai është punonjës policie i ndershëm, le ta nxjerrë atë regjistrim se unë e di që e ka regjistruar dhe të shikohet dhe të dëgjohet se çfarë ka thënë ai ndaj meje, ndaj familjarëve të mi edhe çfarë kam thënë unë ndaj atij. E kuptuan se kush isha dhe gjate rrugëtimit deri tek Shkolla e Bashkuar kanë dashur të më zbrisnin disa herë dhe iu kam thënë, nuk zbres por me çoni atje ku më morët se jam një personalitet dhe njerëzit më njohin…