Berisha nga Lezha: Në Strasburg Edi Ramës i kishin përplasur derën në fytyrë, ai vetëm shqiptar nuk është!

Berisha nga Lezha: Në Strasburg Edi Ramës i kishin përplasur derën në fytyrë, ai vetëm shqiptar nuk është!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Lezhës, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një rezyme të aktivitetit të tij në Strasburg, lidhur me denoncimin e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri, ku sipas tij, kryeministrit i është përplasur dera në fytyrë.

“Qytetare dhe qytetarë të Lezhës, banorë fisnik të këtij qyteti dhe rrethi, të këtij qarku.

Zonja kryetare e PD, të dashur kandidatë të fitores, Agron Gjekamarkaj dhe ju kandidatë të tjerë të fitores në këtë qark.

Përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qytetareve dhe qytetarëve të këtij qarku, për mbështetjen e jashtëzakonshme, për besimin tuaj të palëkundur tek vlerat më të arrira të njeriut, tek dinjiteti njerëzor, tek familja, Zoti dhe atdheu.

Këto janë dhe vlerat e Partisë që ju nga themelimi i saj e deri më sot, keni mbështetur më shumë se çdo forcë tjetër politike.

Zoti ju bekoftë. Mirënjohje të madhe.

Të dashur miq!

Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.

Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.

Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po.

Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj.

Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë.

Edi Rama vetëm shqiptar nuk është, të dashur miq!”, tha Berisha.

Share it :