Jo prej skandaleve të helmimit masiv, por. Kandidon për PS në Elbasan, largohet nga detyra kreu i AKU, Olsi Komici
A2 CNN mëson se Olsi Komici, i cili mbante detyrën e kreut të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit prej 29 janarit është shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave para tre javëve.
Në vend të Komicit është komanduar në krye të AKU-së, Manush Kullolli.
Largimi i Komicit nga detyra është bërë pasi ai ka marrë përsipër angazhimin në zgjedhjet e 11 majit si kandidat i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Elbasanit.