Beleri: Pronat në Jug po grabiten nga ministra, deputetë dhe njerëz të lidhur me PS

Shurdhi e dëgjoi, qorri e pa si vidhen pronat’/ Beleri: Ministra, deputetë e drejtorë të PS i janë sulur Jugut, s’ma mbyllin dot gojën

Eurodeputeti Fredi Beleri ka ngritur alarmin, se pronat në Jug të vendit po vidhen nga ministra, deputetët dhe njerëz të lidhur me PS.

Në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, nën moderimin e Flavio Qarrit, Beleri tha se heqja e mandatit si kryebashkiak i Himarës, përmes një dosje të inskenuar gjyqësore, ishte pjesë e skenarit për ta heshtur, në mënyrë që të mos denonconte batërdinë me vjedhjet e pronave në zonën më të lakmuar të Shqipërisë, Jugun.

Sipas Belerit, të gjithë ata që morën pjesë në inskenimin e procesit gjyqësor kundër tij, ishin njerëz të ligjit me probleme, ndërsa shtoi se së shpejti do të ketë edhe surpriza.

Duke kujtuar rastin e ligjvënëses socialiste Olta Xhaçka, për të cilën tha se qeveria injoroi tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, Beleri thotë se investimet në jug nuk janë të huaja, duke ngritur pikëpyetje të mëdha se kush fshihet pas investitorëve vendas.

Drejtësia është e kapur nga politika në Shqipëri dhe është zgjatje e poltikës dhe njerëzit që kishin të bënin me çështjen time, ishin njerëz që kishin problem me ligjin. Drejtori i Komisariatit të Himarës dhe Vlorës ishin ata që nisën çështjen, janë stë dy shokë jashtë policisë, prokurori i Vlorës është në burg, gjykatësja Irena Gjoka i ka ditët e numëruara në drejtësi sepse nuk ka deklaruar ekstradimin e saj dhe ndalimin për 12 vjet për të hyrë në Shengen. Do ketë dhe surpriza të tjera, të gjithë janë të implikuar dhe të komanduar nga politika, që kanë kaluar veting-un për të qenë vasalë, për t’iu bindur urdhrave të kryeministrit. Për rastin Xhaçka, tre herë parlamenti shpërfilli vendimet e kushtetueses, këto nuk ndodhin në vende demokratike. Unë të them për pronat, edhe të kisha marrë mandatin dhe të kisha ushtruar mandatin që më dha populli, s’do të kisha bërë shumë gjëra, pasi të gjitha pushtet, qeveria qendrore, kryeministri I ka marrë për vete. Do kishte transparencë dhe do I nxirrja të gjithë këto vjedhje që kam 10 vjet që po I denoncoj. Do I denoncoj sa të mundem, shurdhët dëgjuan dhe qorrat panë, pronat po vidhen. Nuk po i vjedhin në mënyrë abstrakte, po i vjedh pushteti, ministrat, deputëtë, drejtorat. Po të shikoni zhvillimin në industrinë e rëndë në Shqipëri, s’ka 1 euro investim të huaj. Çfarë ekonomie është ajo. Cilët janë ata që po shtrojnë para në jug dhe me cilën linjë, kujt i shërbejnë? Është një zhvillim i qëndrueshëm?‘, u shpreh Beleri.

Eurodeputeti Fredi Beleri, u ndal edhe te propaganda e kryesocialistit Edi Rama me kartën e ‘pasaportës evropiane’, për të cilën tha se një parti, etërit e së cilës e lanë Shqipërinë jashtë dyerve të Evropës për 80 vite me radhë nuk mund ta integrojnë në union. Beleri shtoi se ende sot, shqiptarët kryesojnë listën e vendeve për numrin më të madh të azilkërkuesve në BE.

‘Jam edhe eurodeputet edhe kryetar i Omonias së Himarës dhe kryebashkiak që iu mohua mandati. Më 2013 Rama dhe kandidatët e tij ishin zotuar para popullit që do kishim ujë dhe drita 24h, s’është qesharake të premtojnë të njëjtën gjë. Nëse nesër bëhet një luftë greko-shqiptarë larg qoftë, do të shohim secilin se cilin mbron dhe kë? Tani kemi zgjedhje, më 11 maj, shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit, për një drejtësi me standarde evropiane. Ata që merren me historia s’kanë çfarë t’i ofrojnë popullit shqiptar për ta votuar. S’është larg 11 maji, e do e shohin se sa vota do të marrin në Himarë dhe sa nacionalizëm ka në të dy anët. Problemi është shpopullimi, s’po gjen njerëz, po mbyllen dyqanet dhe shkollat. Si do fusin Shqipërinë në BE, kur shqiptarët janë populli i parë që kërkon azil në BE. Është absurde. S’do turreshin në Evropë me barka dhe maune, e për këtë s’mund të flasin? Shqipëria ka fatin të mos ketë asnjë parti anti-evropiane, siç ndodh në vendet e rajonit. S’ka arsye që Rama të ngatërrojë institucionet evropiane në këtë mesele. BE në zgjedhje mundohet të jetë e paanshme që vijnë nga të gjithë, Rama s’mund të shesë vendimet e 27 vendeve të Evropës. Mesazhi i është thënë edhe jo-zyrtarisht, integrimi është që shqiptarët e duan, dhe Evropa flet me atë që është në qeveri, e s’mund të lërë të përdoret për çështje elektorale një nga vizionet më të mëdha, dhe kjo është një nga poshtërsitë më të mëdha që po i bëhet këtij populli. Aleatët e PD, janë ata që do fusin Shqipërinë në BE, PPE. S’do të jetë partia, pasardhëse e 45 viteve që na lanë jashtë dyerve të Evropës, një shtet në qendër të kulturës së Evropës, kaluam gjithë këtë për shkak të etërve që sot është kandidat për deputet të PS dhe Ramës si kryeministër. S’mund të na e shesin Evropën, ata që na kanë mbajtur 80 vjet larg Evropës’, theksoi Beleri.

Si një politikan që është përndjekur nga sistem gjyqësor i kapur, eurodeputeti Fredi Beleri nuk ka besim ndaj sistemit të ri të drejtësisë, që sipas tij është reformuar për t’i shërbyer interesave politike, një luftë që ka shpërthyer edhe vetë brenda PS.

‘S’kam më asnjë besim të ky sistem drejtësia. Veting-un për gjyqtarët e ka dhënë sheti, kanë çuar ato fakte që donin. E shikon njeriu më naiv që drejtësia është e kontrolluar. S’ka asnjë shpresë për drejtësi të pavarur. Lufta brenda klaneve e PS është për luftë në pushtet, e gjithashtu po shohim dhe si do të jetë e nesërmja pa Edi Ramën’, u shpreh Beleri gjatë intervistën në ‘Kafe Shqeto’.

Share it :