Këlliçi: Veliaj po shërben si valvul shkarkimi për aferat e Ramës, pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet edhe inceneratori i Tiranës

Këlliçi: Veliaj po shërben si valvul shkarkimi për aferat e Ramës, pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet edhe inceneratori i Tiranës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në A Show me Adi Krastën, ka deklaruar se pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet Edi Ramës çdo vepër penale që ka kryer në këtë vend, përfshirë aferat korruptive. Këlliçi theksoi se disa nga këto afera janë aq të mëdha sa nuk mund të lihen pa u mbyllur.

Ai akuzoi Edi Ramën për përdorimin e Erion Veliajt si një “valvul shkarkimi” për të mbuluar aferat e tij kriminale. Këlliçi beson se pas zgjedhjeve, Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe afera e inceneratorëve të Tiranës. Ai shtoi se kjo aferë ka një personazh kryesor, Edi Ramën, pa bekimin e të cilit ajo nuk mund të ishte realizuar. Pavarësisht kësaj, Këlliçi nënvizon se fatura e këtyre aferave do të merret nga Erion Veliaj.

Unë mendoj që do të shkohet tek inceneratori i Tiranës, unë mendoj që pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet pothuaj çdo vepër penale që ka kryer Edi Rama në këtë vend, sepse disa histori janë aq të mëdha, disa afera korruptive janë aq të mëdha sa nuk mund të lihen pa u mbyllur dhe pa ju vendosur kapak.
Edi Rama ka gjetur një mënyrë brilante për të shfaqësuar veten e tij, dhe për t’ja hedhur fajin atij që dikur e ka përjashtuar publikisht, dhe që kanë pranuar atë vetëposhtërim dhe veçperdiorim nga Edi Rama

Kështu që Erion Veliaj po shërben si valvul shkarkimi e Edi Ramës për të gjitha aferat e tij kriminale dhe korruptive.

Thënë kjo, unë besoj se pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe afera e inceneratorit të Tiranës, për t’i vënë një emër kësaj afere, se nuk mbyllet kjo aferë as me një drejtor të dalë në pension që është sot në burg, as me drejtorë të rangut të dytë në Bashkinë Tiranë.
Kjo aferë e ka një personazh, ai personazh kryesor është Edi Rama, pa bekimin e tij kjo aferë nuk mund të behej, pa përfshirjen e Engjëll Agacit nuk mund të behej, por duke qenë se kjo duo vazhdon të jetë e fortë dhe vijon të ketë pushtet, faturën do ta marrë Erion Veliaj.

Share it :