Pse SPAK harroi Bushkën e s’merr në pyetje Ramën?’ Gazetari Hoxhaj: Veliaj me vëllanë, Ajolën e Elman Abule grup i strukturuar kriminal

Pse SPAK harroi Bushkën e s’merr në pyetje Ramën?’ Gazetari Hoxhaj: Veliaj me vëllanë, Ajolën e Elman Abule grup i strukturuar kriminal
I ftuar në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri tv gazetari Julian Hoxhaj thotë se Apeli I GJKKO-së konfirmoi se kryetari I bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me bashkëshorten, të vëllanë dhe biznesmenin Elman Abule vepruan si grup I strukturuar kriminal.

Redaktori i Syri Tv nënvizon se përcaktimi nga gjykata i Veliajt si person me rrezikshmëri të lartë por dhe përgjimet e zbardhura konfirmojnë faktin se kryetari i bashkisë së Tiranws vazhdon të paraqesë rrezikshmëri për të prishur provat edhe nga brenda burgut.

Julian Hoxhaj: Në vendimin e Gjykatës së Apelit ka një gjë shumë të rëndësishme ku thuhet se gjyqtari ka konstatuar që bashkëpunimi i Erjon Veliajt, me vëllanë dhe bashkëshorten dhe me Elman Abulen, përbën ose krijon strukturën e një grupi të strukturuar kriminal. Por gjykata thotë që për momentin ne nuk po e marrim në konsideratë. Pra gjykata konstaton se janë që të gjithë elementët e figurës së veprës penale. Bashkëpunimi midis këtyre personave në të gjithë këtë histori, krijojnë atë që quhet grup i strukturuar kriminal. Por gjykata thotë që për momentin ne nuk po marrim në konsideratë, dhe kjo për mua është një element habitës.Sepse kemi të bëjmë më vepra të rënda penale, si korrupsioni, pastrimi i parave, refuzimi për deklarim etj….Pra këtu ndoshta do të duhej një shpjegim më i hollësishëm, pse gjykata edhe e ka konstatuar edhe nuk e ka marrë në konsideratë këtë element.

Hoxhaj komenton dhe skandalin e zbuluar po nga vendimi i arsyetuar i gjykatës që kryeministri Rama ka takuar një prej dëshmitarëve kyç të çështjes së Erion Veliajt, menjëherë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, çka përbën ndërhyrje të hapur dhe flagrante në çështjet penale

Julian Hoxhaj: Këto elementë që na erdhën tashmë nga hetimet tregojnë se Edi Rama në një farë mënyre është dirigjuesi dhe drejtuesi i gjithë historisë të Prokurorisë së Posaçme, pra i SPAK. Po themi i segmenteve të caktuara në këtë prokurori. Tani çështja është se si ka mundësi që kryeministri merr guximin dhe takon një prej personazheve kyçe që ne e kemi denoncuar edhe në emisionin “Plug”. Pra Greta Domi është një personazh e cila ka patur role të caktuara në organizatat apo bizneset Ajola Xoxës. Emrin e saj e gjen pothuajse në çdo përfaqësim ligjor, në çdo dokument, që lidhet qoftë me bizneset qoftë me OJF-të e Ajola Xoxës. Të gjithë këto elementë të bëjnë të mendosh që SPAK nuk ka guximin të shkojë deri tek kryeministri, qoftë edhe për të kërkuar një seancë dhënie dëshmie nga kryeministri për të marrë një sqarim se përse ai ka takuar një personash që është i përfshirë në dosjen e Erjon Veliajt.

Redaktori i Syri Tv, Hoxhaj thotë se në skemën korruptive të ngritur nga Veliaj dhe familjarët e tij Bushka kishte rol kyç.

Julian Hoxhaj: “Çështja e Bushkës me lë shijë të keqe. Pasi nuk mund të shpëtonte pa masë sigurie bazuar në ato çfarë ka thënë prokuroria deri sot. Është konstatuar se Bushka ka patur një rol prokativ për të bërë maksimumin që dëshmitarët të mos flasin ose te gënjejnë prokurorinë e posaçme. Bushka përfshihet në skemat e Ajola Xoxës në një projekt financuar nga ambasada e SHBA…”

Share it :