Zgjedhjet në Shqipëri alarmojnë Brukselin/ Zgjedhjet, drejtësia, korrupsioni, trafiku i drogës’/ Eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols skanojnë Shqipërinë në PE
Në seancën dëgjimore për Shqipërinë mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg, eurodeputetët Michael Gahrel dhe Rihards Kols, u shprehën të shqetësuar në lidhje me lirinë e zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 11 maj.
Në fjalën e tyre në Komisionin e Jashtëm të PE-së, Michael Gahrel ngriti shqetësimet konkrete për sa i përket zgjedhjeve, ku theksoi se listat e manipuluara dhe abuzimi me pushtetin janë çështje që duhet të ishin zgjidhur.
Gjithashtu, Michael Gahrel u ndal te drejtësia e cila nuk funksionon, korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës, tema të cilat kanë prekur administratën dhe qeverinë.
Eurodeputeti tjetër, Rihards Kols, u ndal te vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, si dhe problemi me lirinë e medias, apo intimidimet politike.
Eurodeputeti Michael Gahrel: Pyetja ime ka të bëjë me nje aspekt të veçantë, nga një anë janë çështjet që lidhen me zgjedhjet, sepse ka pasur çështje të diskutueshme për sa i takon zgjedhjeve, si për shembull lista të manipuluara, abuzim me pushtet, pyetja ime është, këto çështje janë zgjidhur?
Por mund të ketë edhe çështje të tjera gjatë këtyre ditëve zgjedhore, mund të ketë edhe gabime, por duhet të përqendrohemi të çështjet negative në këto momente gjatë garës zgjedhore.
Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon, atëherë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë. Gjithashtu edhe boom-in në sektorin e ndërtimi që është e lidhur me sektorin e pastrimit të parave, a ka mekanizma që funksionojnë në mënyrë efikase për këto çështje?
Eurodeputeti Rihards Kols: Në këto zgjedhje pati risi. Vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, por mbetet problem liria e medias, intimidimet politike, por edhe për sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe standardet demokratike.
Nga viti 2013 në Shqipëri dominon Partia Socialiste dhe përçarjen e opozitës, të cilat nënvizojnë nevojën për një reformë zgjedhore të mirëfilltë për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe përfaqësim.