Berisha: Vota e shqiptarëve jashtë vendit do të ketë rolin përcaktues në 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët tha se, do të jetë vota e shqiptarëve jashtë vendit që do të ketë rolin përcaktues në 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura.
“Të mendosh se Edi Rama nuk do të bëjë çdo përpjekje për të manipuluar votën është të gënjesh veten, i thonë kësaj. Njeriu gënjen veten, ai që mendon këtë. Veçanërisht ai është i tmerruar nga vota diasporës, e cila është vota e shqiptarëve të lirë, në të cilën ai pavarësisht nga përpjekjet që bën dhe janë të evidentuara disa përpjekje për të blerë këtu e aty, ai nuk do të ndërpresë përpjekje të tjera, mbasi ai ka faktuar se është i tmerruar.
Por ne do ta mbrojmë atë votë, ne po e mbrojmë atë votë. Dhe ne do të ndjekim çdo proces të kësaj vote, gjersa ajo të numërohet e tëra me transparencë.
Dhe ju garantoj unë ju, se ky vit, si viti i diasporës do të jetë vota e shqiptarëve jashtë vendit që do të ketë rolin përcaktues në 11 maj, shpëtimin e Shqipërisë nga narkodiktatura”, tha Berisha.