Prova për Task Force SPAK/ Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën “Gjergj Elez Alia”

Prova për Task Force SPAK/ Balliu: Rama është bërë kryetar bashkie, po hedh asfalt elektoral në rrugën “Gjergj Elez Alia”

Kandidati për deputet i PD-së, Klevis Balliu ka postuar një video në Facebook ku shkruan se Rama i vetëshpallur kryetar bashkie në rrugën Gjergj Elez Alia në njësia 14, ka sjellë mjetet e narkopushtetit për të shtruar asfaltin elektoral të radhës.

Balliu: Ja ku është krimi elektoral, institucionet përkatëse të kryejnë detyrën. Narkokryeministri, i vetëshpallur kryetar bashkie në rrugën Gjergj Elez Alia në njësia 14, ka sjellë mjetet e narkopushtetit për të shtruar asfaltin elektoral të radhës. Është i disati denoncim që vjen nga opozita dhe ende nuk mbahet asnjë përgjegjësi. Ftoj institucionet ligjzbatuese të vënë përpara përgjegjësisë narkokryeministrin përpara se sa të thotë; “nuk e di kush bën krim elektoral pas kurrizit tim”.

Share it :