Qeveria që nuk kjrsehet për oligarkët, nuk i jep as shpërblimin e fundvitit të verbërve/ Xhixho: Ti ndëshkojmë me votë mashtrimet e Edi Ramës
Nga zv presidentja e PL, znj Erisa Xhixho
Qeveria ka mashtruar të verbrit për shpërblimin e fundvitit. Ende pas katër muajsh, asnjë prej tyre nuk ka përfituar shpërblimin prej 150 eurosh, i cili duhej t’u ishte akorduar në zbatim të vendimit të qeverisë. Janë të paktën 18 mijë persona që presin shpërblimin e premtuar.
Kjo qeveri që nuk i kursen paratë për oligarkët, të cilëve u ka dhënë në dorë çdo pasuri të vendit dhe i paguan me taksat e shqiptarëve, nuk paska para për të verbrit dhe kujdestarët e tyre?
Personat me aftësi të kufizuara nuk e kanë gëzuar kurrë mbështetjen e qeverisë. Të injoruar gjatë pandemisë dhe të pambështetur asnjëherë gjatë krizës së çmimeve, ata mashtrohen me premtime boshe për bonuse.
Ministrja e Shëndetësisë i ka përcjellë dje pa asnjë zgjidhje, edhe pse kërkesa e tyre mbështetet në VKM që mban firmën e Ramës.
Më 11 maj, ata do të ndëshkojnë me votë mashtrimet e Edi Ramës! Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë — është drejtësi dhe dinjitet. Me Paketën e Dhembshurisë, Aleanca për Shqipërinë Madhështore do t’u japë atyre mbështetjen që meritojnë!