U fshi kupola e Komisariatit nr. 2!”/ Klodiana Lala: Presion dhe shantazh pas arrestimit të Altin Morinës!
Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se një skandal ka ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, ku është “shkrirë” kupola drejtuese. Lala tha se nuk ka patur transparencë dhe dyshohet se kjo lidhet me arrestimin e Altin Morinës, ish efektiv i RENEA.
Policia duhet të bënte transparencë për skandalin në Komisariatin nr. 2, kupola u fshi me një të rënë të lapsit. Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve atje, kanë ndodhur pas arrestimit të Altin Morinës, ish efektiv i RENEA, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal
Gjatë këtij aksioni ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati. Kam dyshime se gjithçka po ndodh në Komisariatin nr. 2, lidhet me arrestimin e Altin Morinës.
Shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr. Deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë. Mendoj se të gjithë efektivët janë nën një presion të jashtëzakonshëm. Policia nuk mund të funksionojë si bandë kriminale.
Ka qëndruar AMP deri në 2 të mëngjesit duke kontrolluar dosje. Duhet hetim i thelluar por nuk mund të vijë njoftim çarçaf, disa reagime në rrjete sociale dhe portale që shpifin. Proda të japë llogari pse shefi i krimeve është transferuar 24 orë pas arrestimit të Morinës.
Ka tension të jashtëzakonshëm, më kanë sprehur shqetësim për presion dhe shantazh nga drejtuesit e policisë. Ftoj të bëjnë transparencë, por edhe për aktivitetin e lojrave të fatit, që kryhen në mënyrë të kamufluar. Policia nuk raporton rastet”, tha Lala.