5 vite pa taksa’/ Berisha: Paketa e dhembshurisë do kursejë remitancat tuaja, që ju të vini dhe investoni në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paraqitur programin ekonomik, duke premtuar 5 vite pa taksa për shqiptarët e diasporës.
‘Paketa e dhembshurisë do të kursejë remitancat tuaja, që ju të kurseni dhe të vini dhe investoni në Shqipëri’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë në Breshia.
Berisha: Po këtë javë, dje ne paraqitëm programin e ‘Shqipërisë Madhështore’ programin të cilin ju garantoj se PD do ta shndërrojë në realitet në 4 vitet e para të qeverisjes së saj.
Ky program buron nga shpirti juaj, buron nga zemra juaj, buron nga forca juaj, ky program ka ekspertizën më të lartë që mund të ketë pasur një program ndonjëherë.
Ky program parashikon rikthimin tuaj, investimet tuaja në Shqipëri, ëndërrat tuaja në Shqipëri.
Ndaj dhe e nisim me paketën e dhembshurisë në mënyrë që ju, remitancat tuaja me të cilat keni shpëtuar familjet tuaja, keni shpëtuar ekonominë shqiptare, ti kurseni dhe të vini të investoni 5 vite pa taksa.
200 euro do të jetë minimumi jetik.
500 euro do të jetë rroga minimale.
1200 euro do të jetë rroga mesatare.
5 vite pa taksa për ju. Pjesëtim disa herë i taksës së pronës për ju, shkolla për fëmijët tuaj kudo që jeni.
Kombi do të shkrihet në një. Të drejta politike me ligj dhe statut për të përfaqësuar diasporën në proporcion në gjitha institucionet e vendit.
‘Made in Albania’ projekti i Shqipërisë. Shqipëria prodhuese, prodhim, prodhim dhe vetëm prodhim.
Prodhimi është punësim.
Prodhimi është mirëqenie.
Prodhimi është rrogë e lartë.