Berisha: Chris LaCivita nuk erdhi për para, por erdhi për të rikthyer Sali Berishën dhe PD në pushtet

Berisha: Chris LaCivita nuk erdhi për para, por erdhi për të rikthyer Sali Berishën dhe PD në pushtet

Nga Breshia e Italisë, si destinacioni i parë i Diasporës për të vijuar fushatën elektorale pas asaj në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se prezenca e kryestrategut amerikan, Chris LaCivita nuk është për para, më shumë se sa dëshira për të risjellë në pushtet liderin demokrat dhe PD.

Gjatë fjalës para bashkë-atdhetarëve në Itali, Berisha tha se Chris LaCivita kishte oferta dhe më të mëdha nga opozita të tjera, por zgjodhi të ishte krah tij dhe demokratëve, teksa nuk e kurseu mirënjohjen ndaj tij për vendimin e marrë për të qenë me demokratët

Të mërkurën në Parlamentin Europian, në komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamentit, të politikës së Jashtme dhe Sigurisë, në një akt madhor, të jashtëzakonshëm u zhvillua ndigjesa për Shqipërinë, kushtuar totalisht zgjedhjeve të 11 majit.
Parlamentarët europianë njëri pas tjetrit denoncuan dhunimin e zgjedhjeve të shkuara nga armiku i votës së lirë, Edi Rama.

Denoncuan dhunën ndaj opozitës.

Denoncuan përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij. Shkrirjen e pushtetit të tij me krimin.

Miq, ju informova për këto, për të ju thënë se jo vetëm SHBA-të ndryshuan pas fitores së presidentit Donald Trump, që i preu kokën gjarprit Soros, por sot Europa i ka sytë të tëra tek 11 maji, tek vota juaj, tek fitorja juaj, fitorja e Shqipërisë.

Miq!

Lajmi tjetër ishte çelja e fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve. Në fakt ajo çelje fantastike, ajo çelje madhështore e paparë në 32 vite i ka rrënjët në zemrat dhe mendjet tuaja. Ishit ju që shpërthyet në entuziazmin më të papërmbajtur në takimet që pata në këtë vend me ju.

Ishit ju që u bëtë frymëzuesit, që u dhatë zemër, shpirt dhe optimizëm mbarë shqiptarëve të cilët tejmbushën sheshin ‘Nënë Tereza’ atë natë me një entuziazëm të paparë kurrë.

Kush mendonte 3 muaj më parë se kjo do të ishte sot Partia Demokratike, partia e idealeve tuaja.

Por miq, kush imagjinonte, cili imagjinonte në Shqipëri apo jashtë saj se, në këtë fushatë shqiptarët do ti përshëndeste njeriu i cili kishte qenë bashkëarkitekti i rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Chris LaCivita.

Me ardhjen e tij në Shkurt, të nesërmen Edi Rama i ra tavolinës me grushte, vetëm sa nuk i ra me kokë.

Tani e sheh veten të humbur dhe përpiqet ti japë zemër me gënjeshtrat që beson.

Miq, miku ynë Chris LaCivita nuk erdhi as për para, as për influenca sepse opozita të tjera më të mëdha se e jona, më të fuqishme i kishin bërë dhjetëra e dhjetëra oferta.

Por arkitekti i rikthimit, ai e ndjeu se Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet të riktheheshin në pushtet.

Ndaj dhe ne kemi mirënjohje të pakufishme.

Share it :