Berisha në Breshia: Pas hapjes epike të fushatës, takimi i parë me ju, shqiptarë të sakrificës që nuk e harruat kurrë vendin tuaj

Berisha në Breshia: Pas hapjes epike të fushatës, takimi i parë me ju, shqiptarë të sakrificës që nuk e harruat kurrë vendin tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar shqiptarët e diasporës në Itali, për takimin dhe pritjen madhështore që i rezervuan me takimin e sotëm në Breshia.

‘Pas hapjes epike të fushatës, takimi i parë me ju, shqiptarë të sakrificës që nuk e harruat kurrë vendin tuaj’, u shpreh Berisha gjatë fjalës hapëse të tij me diasporën në Breshia.

Berisha: Të dashur bashkëatdhetare dhe bashkëatdhetarë të mi, të pranishëm në këtë sallë, në Breshia, në Itali dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Të dashur Bardhor, Edmir, organizatorë të këtij takimi të jashtëzakonshëm

Kandidate dhe kandidatë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore të pranishëm në këtë sallë.

I dashur Cris, i dashur Paul mirënjohjen më të pakufishme për praninë tuaj.

I nderuar miku i shqiptarëve, përfaqësuesi i partisë aleate në të gjitha kohërat, Forza Italia, i nderuar Maurizio Cazargo, kryetar komisioni i dy dhomave në parlamentin Italian.

Mirënjohet më të madhe për praninë tuaj sot në këtë sallë.

Ju falënderoj për këtë pritje madhështore, ju falënderoj për frymën e fitores që krijuat, ju shqiptarët e diasporës në këtë fushatë historike. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat vitin 2025, në vitin tuaj, në vitin e Diasporës shqiptare.

Në vitin e fitores shqiptare mbi diktaturën, krimit dhe vjedhjes së tyre, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë.

Miq, stacioni i parë që nisa pas startit epik të fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju, është Breshia, sepse kjo fushatë që kemi nisur është një fushatë madhështore, është shpresëdhënëse, falë jush, falë diasporës shqiptare, ndaj jam sot shumë i frymëzuar, shumë i nderuar të ndodhem midis jush.

Sepse vetë historia juaj është burim frymëzimi. Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha, takimi me ju është takimi me sakrificën më fisnike të njeriut.

Por ju jeni shqiptarët e suksesit, e arritjeve të mëdha, sepse ju erdhët në Itali në këtë vend mik të Shqipërisë, si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Europë.

Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha, ashtu siç është udhëtimi i një emigranti dhe populli italian, Italia mike ju ofruan ju bujarinë, mikpritjen, njerëzinë e tyre.

Ndaj dhe një falënderim i madh shkon për miqtë tuaj italianë, për kombin italian, Viva Italia.

Këtu në Itali në qytetin e bukur të Breshias dhe kudo, ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë. E them këtë sepse kapërcyet çdo vështirësi, tejkaluat çdo pengesë, arritët të ktheheni në qytetarë dinjitozë, njerëz punëtor, njerëz që e nisët jetën nga zero në këtë vend të bekuar.

Në pak vite, u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë.

Si çdo popull emigrant u përballët me paragjykime, por ja ku jeni sot më të mirë, më të fortë, më të mirë se kurrë.

Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë ju fituar respekt dhe mirënjohje. Por ndonëse sot ju keni ndërtuar një jetë dinjitoze këtu në Breshia, ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, kurrë nuk e braktisët me shpirt dhe zemër atdheun tuaj, familjet tuaja.

Ju e provuat veten shqiptarë të vërtetë, sepse të jesh shqiptarë do të thotë të kalosh çdo pengesë.

Të jesh shqiptarë do të thotë të bësh të pamundurën të mundurën, dhe mbi të gjitha shqiptar të bën dashuria e pashuar për Shqipërinë, dheun tënd.

Ja se pse takimi me ju është takimi më frymëzues, sepse është takim me sakrificën, me arritjen dhe suksesin, me shpirtin e pamposhtur shqiptar.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e emigrantëve shqiptarë kudo që janë.

Share it :