Lideri i PD-së Sali Berisha në Itali, pritje madhështore në aeroportin e Veronas! Sot pasdite takon shqiptarët e Brescias

Lideri i PD-së Sali Berisha në Itali, pritje madhështore në aeroportin e Veronas! Sot pasdite takon shqiptarët e Brescias

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Brescia të Italisë, në kuadër të fushatës zgjedhore që do të çojë drejt fitores Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

Takimi mbahet në ora 16:00 me shqiptarët që jetojnë në qytetin Brescia, ndërsa mbrëmjen e djeshme ai u prit me entuziazëm nga shumë demokratë të cilët dolën për ta pritur në aeroportin e Veronas.

Nga e hëna, shqiptarët e Italisë dhe Greqisë do të jenë të parët që do të marrin fletët e votimit dhe do të kenë mundësinë të votojnë me herët se të tjerët
Ky është takimi i parë që pritet të mbajë Berisha që pas nisjes së fushatës zgjedhore. Para shqiptarëve të Italisë, Berisha do të prezantojë programin e paketës së dhembshurisë, e cila parashikon që brenda 100 ditëve të para të qeverisjes të marrë fund varfëria ekstreme si dhe ti ftojnë ata të votojnë për ta bërë Shqipëinë madhështore pas 12 viteve varfëri e korrupsion të qeverisjes Rama.

Share it :