Berisha: Transferimin e Safet Bajrit në burgun e Shkodrës, e urdhëroi Ulsi Manja

Berisha: Transferimin e Safet Bajrit në burgun e Shkodrës, e urdhëroi Ulsi Manja

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sërish çështjen e Safet Bajrit. Berisha tha se tranferimin e këtij të fundit në burgun e Shkodrës, e urdhëroi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Berisha tha se dhe nga Reçi, Bajri me 2-3 telefona kërcënon biznesmenët. Sipas tij, Bajri ka thënë se i ka duart e lidhura te 313 sepse aty regjistrohet e bëhet çdo gjë.

“Po Bajri, e transferoi Ulsi në Reç, se kërkoi Safet ‘unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj’. Dhe nga Reçi ai në 2-3 telefona që ka marrë, çan telefonat kërcënon biznesmenët e kështu me radhë”, tha Berisha.

Share it :