Rama sulmon LaCivita nga frika!’ Mustafaj: Donte ta merrte vetë, por ai zgjodhi Berishën e PD-në
Drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Andi Mustafaj ka folur ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama në daljet e tij publike, duke e cilësuar atë si bullizuese dhe fyese.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Mustafaj u shpreh se gjuha e përdorur nga kryeministri ndaj opozitës, tregon gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe mungesën e reagimit nga shoqëria civile.
Ai u shpreh se sjellja e Ramës vjen si pasojë e frikës nga ndikimi që po sjell në fushatën e opozitës angazhimi i këshilltarit amerikan LaCivita.
Përsa i përket pastaj në vetvete gjuhës së tij, kjo tregon qartësisht se ai ndihet i rrezikuar. E ka kuptuar që ardhja e LaCivita, sigurisht nuk përbën fitoren por përbën një fitore simbolike për demokratët dhe përbën një element shtesë që do të pasurojë veprimtarinë e demokratëve’, është shprehur Mustafaj.