Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!

Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!
Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratën për media foli rreth takimit që pati me tregtarët në Tregun Idustrial në Tiranë, ndërsa ka hedhur dritë mbi sfidat e mëdha që po kalojnë sipërmarrësit e vegjël në vend, duke e cilësuar situatën e tyre si dëshpëruese dhe alarmante.

Nga mungesa e blerësve dhe rënia drastike e shitjeve, tek penalizimet absurde me gjoba të shumta nga bashkitë, Berisha përshkroi një realitet të zymtë ekonomik për këtë kategori.

“Në takimin me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese.

Gjeta njerëz të cilët kishin shitjet më minimale.

Gjeta shitës që më informonin se pothuaj nuk shes asgjë.

Gjeta të tjerë që më thanë se më i riu jam unë këtu, nuk ka ët rinj, nuk ka kush blen.

Gjeta biznesmenë, gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë.

Pra, gjeta një situatë të dëshpëruar për këta njerëz.

Por nga ana tjetër konstatova me kënaqësi se programin e PD për biznesin e vogël, domethënë rritjen e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë.

Se ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë, përgjysmimi i çmimit të ujit, linjat e kreditit të butë për biznesin e vogël, ulja e tarifave sipërfaqet publike nga 1500 në 120 lekë, amnistia e të gjitha gjobave të vendosura ndaj këtij biznesi dhe vendosja e kufirit te thana për bashkitë që të mos taksojnë këtë biznes më shumë se 1 përqind të xhiros, unë këto gjeta.

Aty pashë një optimizëm.

Aty pashë një mbështetje transversale, pavarësisht nga bindjet politike të paketës së PD për biznesin e vogël, të përpjekjes së saj Made in Albania.

Meqenëse aty fola vetëm me biznesin, desha që me këtë deklaratë, t’ua afirmoj edhe atyre fjalë për fjalë ato që premtova dhe që do jenë realitet tre muajt e parë të qeverisjes së PD.

Për ne, biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij”, tha Berisha.

Share it :