Berisha: Rama ia ka lënë në dorë ilaçet Vilma Nushit dhe Tom Doshit, mafie që vjedh qytetarët e sëmurë

Berisha: Rama ia ka lënë në dorë ilaçet Vilma Nushit dhe Tom Doshit, mafie që vjedh qytetarët e sëmurë

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi takime në Tregun Industrial në Tiranë tregtarë dhe përfaqësues të bizneseve.

Berisha akuzoi qeverinë për abuzime të rënda në sektorin e shëndetësisë, duke e quajtur sistemin “një mafie që vjedh qytetarët e sëmurë”. Ai shprehet se qeveria Rama ia ka lënë në dorë ilaçet Vilma Nushit dhe Tom Doshit.

Ai denoncoi mungesën e ilaçeve jetike dhe pajisjeve diagnostikuese si Pet Scanner, ndërsa premtoi ndërhyrje të fuqishme për të rivendosur kontrollin dhe dinjitetin në shërbimin shëndetësor publik.

“Këta morën Nushin dhe Tomën, ua lanë në dorë ilaçet këtyre. Ne kishim një ligj, asnjë ilaç nuk shitej në Shqipëri nëse nuk përdorej në 2 vende të BE. Ilaçet kanë specifikat e veta, duhen për 3-4 të sëmurë, kushtojnë shtrenjtë. Por kur firma ishte këtu, bënte zbritjet, fitonte diku tjetër. Paratë vidhen nga Ministria dhe drejtoria. Është krim i shëmtuar.

Sot çdo ditë u telefonojnë të sëmurëve, këtë muaj nuk keni mjekim…kemi prurë tre cikotronë një në neuokirurgji, 2 në onkologji. Pse tre? Në mënyrë që të mos ngelej vendi sepse është shumë i diagnozën dhe sëmundjen, sot asnjëri nuk funksionon. Nuk ka Pet Scanner, sot është bërë gjëja më e domosdoshme, por shqiptarët duhet të shkojnë te privati, të paguajnë shtrenjtë dhe të presin në radhë. Kjo është një mafie dhe kjo merr fund, do vendosim dorë fuqishëm”, tha Berisha.

Share it :