LaCivita, aset i fuqishëm për PD në fushatë’/ Papa: Forcat konservatore të djathta drejt arritjes së një përmbysje të skenës politike edhe në Europë

LaCivita, aset i fuqishëm për PD në fushatë’/ Papa: Forcat konservatore të djathta drejt arritjes së një përmbysje të skenës politike edhe në Europë

Gazetari Robert Papa, i ftuar këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se kryeministri Rama nuk ka aftësinë dhe zgjuarsinë për të denigruar drejtuesin amerikan të fushatës së PD-së, LaCivita. Sipas tij, Rama përpiqet të kalojë fushatën me batuta bajate, ndërsa ardhja e një figure të rëndësishme si LaCivita përfaqëson një fat për opozitën shqiptare.

Papa theksoi se LaCivita është një figurë e fuqishme që nuk shfaqet shpesh në mediat amerikane, por që ka marrë përsipër një angazhim serioz për fitoren e PD-së. Ai paralajmëroi se përdorimi i figurës së tij në mënyrë të tërthortë, siç ndodhi me një foto të shpërndarë në Shqipëri, mund të sillte pasoja ligjore në SHBA. Papa ngriti pikëpyetje nëse dy figurat e fuqishme amerikane që mbështetën Trump do të rrezikonin reputacionin e tyre në Shqipëri. Sipas tij, mbështetja për PD-në është pjesë e një strategjie më të gjerë të forcave konservatore për të përmbysur balancat politike në Europë.
Pjesë nga intervista

Rama nuk e ka potencën, aftësinë dhe zgjuarsinë për të denigruar LaCivitan, janë shumë larg njëri-tjetrit.

Rama mendon se me batutat bajate mund të kalojë një fushatë që është shumë përfaqësuese për Shqipërinë, është ndarëse dhe është fat për PD që ka marrë ish-drejtuesin e fushatës së Presidentit Trump, të përfaqësojë atë grupim, grupimin e të djathtës në Shqipëri.

LaCivita nuk është një person që pëlqen ekranet, nuk e sheh nëpër ekranet amerikane, rrallë e sheh tek Fox News.

Ramën e shqetëson, Rama mund të kishte orvatur, të kishte marrë vetë njerëz si LaCivita, sepse kanë akses nga e majta amerikane, por e dinte që përballë këtij do të dështonte, nuk do të kishte asnjë sukses.

Ideja me atë foto, këtu në Amerikë, LaCivita mund ta hidhte të gjyq shumë lehtë, nuk e di si funksionon kjo në Shqipëri, sepse nuk mund të përdorësh në mënyrë të tërthortë ndaj një figure që dihet se ka ardhur për të mbështetur atë që është numri 1 atje, jo numri 5.

Problemi është ky, që 2 amerikanë shumë të fuqishëm që kanë qenë të suksesshëm tek presidenti Trump, do vijnë tani të humbasin në Shqipëri për të humbur reputacionin e tyre?

Apo është pjesë e një ideje më të gjerë ku MAGA e kryesuar nga zoti Trump, kërkon që të mbështesë forcat e djathta në Europë.

Ideja është që MAGA, forcat konservatore të djathta të mbështeten kudo për të arritur një përmbysje të skenës politike edhe në Europë.

Ai person kur ka marrë përsipër këtë kontratë, që të vijë të mbështesë një forcë në Shqipëri, e ka idenë, dhe ajo që thotë: mundësitë që të fitojë PD janë reale.

Natyrisht që fushatat, mos prisni që të ndodhë ndonjë magji e madhe, me hapjen, me mbylljen, sepse është si një ndeshje futbolli, 2 porta, një stadium, por optimizmin, unë edhe pse jam larg e ndjej.

Share it :