Asgjë nuk e ndal!Intervista: Berisha flet për fushatën, LaCivita- n….
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në studion e “Ditarit” me Loneta Prognin, në A2 CNN, tregoi se çfarë i sjell Chris LaCivita fushatës së PD-së.
Sipas Berishës, “LaCivita bëri të mundur rikthimin e Donald Trump pas fushatës më të vështirë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Fushata ka dinamikë. Fushatat më të studiuara janë ato për President të SHBA-së, janë dhe ato me shpenzimet më të shumta. Çdo fushatë amerikane sjell risi dhe të gjithë vrapojnë të marrin sa më shumë elementë nga fushata e fundit presidenciale amerikane. Nga të gjitha fushatat në historinë e SHBA-ve, kjo ka qenë më e vështira. Dhe LaCivita bëri të mundur rikthimin e Donald Trumpit. Chris LaCivita u ka thënë shqiptarëve se erdhi në Shqipëri, pavarësisht ofertave shumë më të mëdha se e jona nga vende më të mëdha, për të rikthyer Sali Berishën, si arkitekt i rikthimit që është. Kjo është e vërteta. Siç e thirrën rrethanat Sali Berishën për t’u rikthyer, LaCivitën e thirri rikthimi”, deklaroi Berisha.