Berisha: Lubia e ka bërë Aeroportin e Vlorës burim vjedhjesh dhe pasurimi për veten

Berisha: Lubia e ka bërë Aeroportin e Vlorës burim vjedhjesh dhe pasurimi për veten

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me shoqatat e turizmit, ku ndër të tjera tha se, me ardhjen e tij në pushtet, ai do të formalizojë turizmin.

Berisha akuzoi ministren Belinda Balluku për vjedhje në aeroportin e Vlorës.

“Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi, sa herë shkon Lubia thotë që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit duke mos kuptuar që në të njëjtën kohë thotë se ajo është hajdutja më e madhe e Ballkanit.

Sepse të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe në një zonë që ka maksimumi 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë që je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa“, tha Berisha

Share it :