Berisha: Një gjykatës i ktheu sot SPAK-ut hetimin për sarajet e Ramës në Surrel

Berisha: Një gjykatës i ktheu sot SPAK-ut hetimin për sarajet e Ramës në Surrel

Sali Berisha deklaron se një gjykatës i ka kthyer ditën e sotme SPAK-ut dosjen për hetimin e sarajeve të Edi Ramës në Surrel.

Berisha shprehet se “më në fund doli një gjykatës besnik i ligjit dhe urdhëroi SPAK që të hetojë çështjen”.

Fjala e Berishës: I bëj thirrje administratës, siç bojkotoi hapjen e fushatës së padrinos, të zbatojë ligjin sepse për ne, punonjësit që zbatojnë ligjin janë pasuri kombëtare.

E kam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit, as emrin nuk ia di, i ktheu sot Skapit të partisë, hetimin për sarajet e Surrelit.

Një moment, zonja Kalaja dhe PD e çoi sepse aty është një gropë e zezë korrupsioni. E çoi në Skap, por skapistët mjeranë, e transferuan në prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe Kushtetutë është vetëm Skapi. Nuk mundet prokuroria e Tiranës të hetojë kryeministrin imunitar.

Por Skapi përsëri refuzoi dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhëroi Skapin që të hetojë çështjen

Share it :