Paloka: Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet
Deputeti demokrat Edi Paloka, ka hedhur akuza për krime elektorale dhe manipulimin e procesit zgjedhor nga Partia Socialiste.
Paloka ka theksuar se ai ka dëgjuar shpifje dhe dezinformata që, sipas tij, janë përdorur për të sulmuar opozitën dhe për të nxjerrë PD-në si përgjegjëse për krime elektoralë, ndërkohë që ai e konsideron këtë një tentativë të qeverisë për të mbuluar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë gjatë periudhës që PS është në pushtet.
Ai ka theksuar se këto akuzat dhe denoncimet për blerjen e votave me shifra si 500 euro janë një vazhdimësi e një skeme të njohur që qeveria e Edi Ramës përdor për të kontrolluar procesin zgjedhor, duke e pasur këtë si një praktikë të zakonshme të fushatave elektorale të PS.
“Atë të ‘Piranjave’ e dëgjova, është demaskim i qartë i njërit prej qindra shkeljeve ligjore dhe krimeve elektorale që PS i ka si normalitet, ajo janë fushata reale e Partisë Socialiste.
Nuk e dija që janë shoqëruar persona, shohim rezultatin se unë deri tani kam dëgjuar se krimin elektoral e paska bërë PD, dhe i arrestuari i vetëm që njoh unë është një anëtar i PD, sipas deklaratave të Veliut dhe asaj dashnorese të këtij Gysit të fortë.
Më qesharak se aq nuk ka, nuk vënë as ndonjë shifër që njerëzit ta besojnë se unë bëra dhe një status për këtë, pra 12 vitesh që ne jemi në opozitë, dhe pas 12 vitesh që kjo qeveri vetëm vjedh e manipulon, pra votat i blen PD dhe me 500 euro dhe jo 50 klasike.
Pra ne që kemi 12 vite në opozitë të blejmë vota nga 500 euro, dhe ne blejmë votat e në pushtet vazhdon Rama dhe kjo skemë dihet që do luhej sepse edhe me Belerin u luajt kjo skemë.
Kur ke të tilla monstra në vend, si ato që unë përmenda pak më parë, normal që Rama do i përdorë për të sajuar çdo gjë, ndërsa krimet elektorale të denoncuara dhe ato publike, sepse një pjesë me qindra e qindra krime elektorale ne i kemi denoncuar dhe janë publike, duke nisur që të asfalti elektoral natën deri te kjo që ka transmetuar Piranjat, që marin njerëz e i joshin me vende pune apo me zgjidhjen e problemeve të tyre“, tha Paloka në Syri TV.