Berisha: Barra fiskale për bizneset pas 100 ditëve të para do të jetë më e ulëta në Europë!
Gjatë takimit në Berat, kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar edhe pjesë nga programi ekonomik i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Berisha tha se, ne do ulim TVSH-në në 15%. Është e lartë TVSH-ja, i mundon, i vret shqiptarët TVSH-ja. I rëndon. Sot, shqiptarët paguajnë TVSH shumë për të njëjtën shifër, më shumë se italianët, më shumë se gjermanët, sepse absurditeti i taksambledhësve shqiptarë nuk ka fund.
“Miq, Berati madhështor e bënë ata të cilët ndërtuan, të cilët prodhuan, ndaj dhe ne, Made in Albania, do të jetë krenari kombëtare. Do bëjmë gjithçka që Berati, Shqipëria, të prodhojnë, të prodhojnë, të prodhojnë.
I garantoj biznesmenët e Beratit se, barra fiskale pas 100 ditëve të para, do të jetë më e ulëta në Europë, ndër më të ulëtat në botë.
Ne vendosim taksën e sheshtë 10%. Por vendosja e taksës së sheshtë 10%, do të thotë rritje automatike e rrogave me 13%. S, sot kjo taksë është 23%.
Vendosja e taksës së sheshtë 10%, do të thotë frymëmarrje më e madhe për biznesin. Do të thotë para më shumë në konton e tij, mundësi më e madhe investimi, mundësi më e madhe punësimi.
Ne do ulim Tvsh-në në 15%. Është e lartë Tvsh-ja, i mundon, i vret shqiptarët Tvsh-ja. I rëndon.
Sot, shqiptarët paguajnë Tvsh shumë për të njëjtën shifër, më shumë se italianët, më shumë se gjermanët, sepse absurditeti i taksambledhësve shqiptarë nuk ka fund.
Jo, ne do e zbresim në 15%. Dhe ky, është një lehtësim për qytetarët, për bizneset, për të gjithë.
Energjinë, do ta zbresim në 6 lekë kilovatin. Tavani për tatim fitim për biznesin e vogël do rritet nga 100 mijë euro në 180 mijë euro.
Pra, do t’i japim biznesit të vogël një hapësirë të madhe. Në këtë mënyrë, ne ndezim motorrët e prodhimit. Por, në Shqipëri, sektor ndër më të fuqishëm të prodhimit është bujqësia, janë fermerët.
Është bujqësia, sektori ku punësohen rreth 500 mijë shqiptarë. Është bujqësia që pësoi rëniet më të mëdha këto 12 vite. Unë vij para jush, për t’u zotuar para çdo fermeri, se qeveria do të 5-fishojë subvencionet për fermerët e Beratit dhe fermerët e Shqipërisë.
Ne do subvencionojmë fermerët e Beratit për njësi prodhimi. Do subvencionojmë për kokë bagëtie, për fidanët e mbjellura, për bimët e arave, që përdor Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.
Ne, do u ofrojmë fermerëve linja krediti, 80% të interesave do të mbulohen nga qeveria.
Ne do japim garanci për prodhimin, duke krijuar fondin e çmimit bazë për t’i mbrojtur fermerët nga fatkeqësitë natyrore dhe stoqet që mund të krijohen.
Ne, do mbrojmë absolutisht çdo sezon prodhimin shqiptar. E mbron çdo vend. Nuk pranojmë ne të bëjmë këtë që bëri ky, hap doganat për kamionët. Doganat hapen pasi të shitet prodhimi i vendit, në radhë të parë.
Ne, vazhdojmë projektet tona, sepse besojmë që ato janë më të mirat.
Nga viti 2006 në vitin 2013, u kaluan nga 4.2 mln ullinj të trashëguar nga të gjitha kohërat, arritën në 11.4 milionë rrënjë ullinj total në Shqipëri.
Do vazhdojmë gjersa të arrijmë 20 milionë. Dhe ata që vijnë pas, do ta vazhdojnë të arrijnë në 50 milionë. Nuk do të ketë kush frikë nga ulliri, siç ka ky, meme e gjallë, që flet gjithë ditën për kanabis dhe nuk thotë një fjalë për ullirin, nuk thotë një fjalë për fikun, nuk thotë një fjalë për vreshtat, nuk thotë një fjalë për millët, nuk thotë një fjalë për lopën, nuk thotë një fjalë për asgjë tjetër, vetëm kanabis, kanabis, kanabis. Bimën e helmit.
Jo, miq! Ne do ta bëjmë të famshëm Beratin dhe prodhimet e tij në Shqipëri dhe në botë. Made in Albania!”, tha Berisha.