Berisha: Do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike 5 herë më shumë se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite

Berisha: Do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike 5 herë më shumë se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar nga Berati, se qeverisja e re PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të investojë të paktën 5 herë më shumë në rrugë dhe vepra publike, seç ka investuar qeverisja e Edi Ramës në këto vite.

Berisha tha se, do të rikthejmë shpresën, do rikthejmë besimin. Do nderojmë ata që e meritojnë, dhe e meritojnë plotësisht.

“Gjënë e parë që bën me një buxhet, iu kthen para atyre. Ato që mbeten i përdor për të tjera, por për ata.

Kurse këta, jo! 12 mld euro për rrugë.

A e dini or miq? Se janë ndërtuar nga 2005 në 2013 11.300 km rrugë, dhe ju garantoj se nuk kanë kushtuar më shumë se 3.8 mld euro. Jo!

Ka ndërtuar në 12, absolutisht asnjë kilometër, më shumë se 200 kilometra, dhe kanë shpenzuar 12 mld euro.

Dhe tani, çfarë thotë?

Tani që, ne kemi bërë premtimin minimal për minimumin jetik, dhe që jemi të zotuar ta vendosim 100 ditët e para. Absolutisht 100 ditët e para, çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri me ndihmë ekonomike, çdo student, çdo jetim, çdo fëmijë i një gruaje kryefamiljare, do marrë 200 euro.

Sot, thoshte që do ta bëjmë pensionin minimal 200 euro në vitin 2030. Ky nuk ka respekt minimal për shqiptarët! Ky i përçmon shqiptarët!

Ky, nuk kupton se është poshtërim, për atë që ka punuar 45 vite dhe numëron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, por rri në mëshirë të sëmundjes dhe fatit, apo në mëshirë të lëmoshave që mund t’i japë kush.

Dhe kjo që bëjmë ne, nuk është kurrë lëmoshë. Detyrim ligjor dhe moral i shoqërisë ligjore ndaj tyre.

Dhe jo vetëm kaq! Po unë i garantoj se çdo rrogëulët, dhe rroga e ulët nuk do jetë më kurrë ndën 500 euro, çdo pensionsit, çdo qyetetar me minimumin jetik, do të ketë kartën e konsumatorit dhe nuk do blejë më ushqimet dhe gjërat bazë me çmimin që i blejnë të tjerët me rroga të larta, por do i blejë me 20% më pak. Do marrë 450 euro në vit mbrapsht.

Ne besojmë atë që ka thënë Mahatma Gandi: madhështia e një kombi matet me qëndrimin që ai mban ndaj njerëzve të tij në nevojë! Dhe merr fund mjerimi në Shqipëri! Nuk do ketë më shqiptarë në mjerim. Unë jam këtu para jush për t’u zotuar.

Luftë totale kësaj të keqe të madhe.

Me moton e frikësimit të qytetarëve, Edi Rama u del e u thotë, se po të bëjmë këtë biem në greminë.

Biem në humnerë.

Miq, ky është një mashtrim banal, dhe ky është një mashtrim që dëshmon një pashpirtësi ekstreme. Po, pse në greminë ra Mali i Zi që i trefishoi pensionet gjatë 12 viteve? Në greminë ra Kosova, vend në të cilin Albin Kurti, vetëm 3 muaj më parë deklaroi se 100 milionë euro do t’i kalojë për pensionistët. Do rrisë pensionet 20%.

Përkundrazi, miq, do bëhemi edhe më të mëkëmbur, edhe më të drejtë. Do rikthejmë shpresën, do rikthejmë besimin. Do nderojmë ata që e meritojnë, dhe e meritojnë plotësisht.

Dhe ju siguroj se, do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, minimumi 5 herë më shumë, se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite. Sepse këta, kanë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme.

Të ndërtosh një rrugë me 20 mln euro kilometrin, në një kohë kur Kroacia, të njëjtën rrugë e ndërton me 1.7 mln euro kilometrin, je hajdut që nuk njeh asnjë kufi.

Të ndërtosh një shkollë me 8 mln euro, në një kohë kur Gjermania, më i pasuri në Europë ndërton shkolla me 700 mijë euro, me standard ndërtimi. Do të thotë, nuk ke moral, nuk të mbetet asgjë.

Edi Rama, të zhdukësh 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe të mos ketë nam as nishan për këtë djegës, ndërkohë paratë kanë përfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt. Është një krim i shëmtuar.

Po, a e dini sa janë ato? Ato janë 812 mijë pensione. Po t’i shndërrosh në pensione mesatare. Të hapësh shishen e verës 33 mijë euro, ju garantoj se nuk ka një kryeministër të një vendi të lirë që i lejon vetes një gjë të tillë. Jo, sepse ka një sens zyrtari, kufizimi. Ka një sens ai që qeveris. Ruan një moral, një etikë, për të respektuar ata që e votojnë”, u shpreh Berisha.

Share it :