Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i ka kujtuar Edi Ramës, premtimin e ishullit në Osum.

‘Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta! Ju, qytetarë dhe qytetare të Beratit, të pranishëm në këtë shesh, banorëve të këtij rrethi, banorëve të këtij qarku, kudo që janë sonte në qarkun e Beratit, në Shqipëri, jashtë vendit.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta!

I dashur Agron Duka, kryetar i PAA, aleat i PD. I dashur Enno Bozdo, drejtues politik i qarkut të Beratit. I dashur kryetari i PD të qarkut, Shyqyri Duro.

Të dashur deputete dhe deputetë, kandidate dhe kandidatë të PD për qarkun e Beratit të pranishëm në këtë takim, dhe zonja që shkëlqen me mungesën e saj, Valbona Doko, që ndodhet duke punuar me emigracionin që të votojë.

Shpreh krenarinë time me ju sot, që jeni jo vetëm krenaria e Beratit, por jeni krenaria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për parlamentin e ardhshëm.

Të dashur miq, ditët po na afrojnë një datë të madhe, një ngjarje të madhe, një datë që do ndajë epokat, do ndajë narko-diktaturën, do ndajë 12 vite, në të cilat shqiptarët u larguan nga Berati, u larguan nga trojet e tyre sa kurrë ndonjëherë në tërë historinë qindra e qindra vjeçare.

Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre.

Miq, sot është një moment për t’u përulur me nderim të madh shumë, para baballarëve, gjyshërve, stërgjyshërve tuaj, të cilët këtu buzë Osumit ndërtuan një kryevepër madhështore, siç është qyteti juaj. E vendosën Beratin në kurorën e trashëgimisë së qytetërimit botëror. Berati madhështor është vepra e tyre e pavdekshme, e përjetshme.

Berati madhështor është frymëzim i madh për çdo shqiptare dhe shqiptar , për çdo beratase dhe për çdo beratas, për të bërë çdo gjë, për t’u ngritur në lartësinë e kësaj madhështie që trashëgojmë ne në këtë qytet.

Pra, Berati, diamant në kurorën e kulturës botërore, këto 12 vite njohu braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje.

Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth.

Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.

Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishullit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi”, u shpreh Berisha.

Share it :