Prodhuesi i bimëve medicinale: Fermerit i kërkohet të dinë kinezisht, ndërsa paratë i marrin ata që shfrytëzojnë opozitën

Prodhuesi i bimëve medicinale: Fermerit i kërkohet të dinë kinezisht, ndërsa paratë i marrin ata që shfrytëzojnë opozitën

Në takimin që lideri i opozitës, Sali Berisha, po mban me prodhuesit e bimëve medicinale, një nga fermerët e pranishëm tha se gjërat që po heq sektori i bujqësisë janë shumë të vështira.

Ai theksoi se puna nis nga njerëzit, të cilët shpesh janë simpatizantë dhe militantë ‘të sëmurë’, për të mos thënë dhe janë të përfshirë në kategori të caktuara të kualifikimeve që bujqësia kërkon.

Për më tepër, ai shpjegoi se bujqësia nuk mund të futet e gjitha në një grupim, pasi ajo ka specifikat e veta dhe është e domosdoshme që skemat të jenë të përshtatshme për sektorin, jo të përgjithshme dhe skematike.

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për një harmonizim të qëllimeve dhe se duhet të shkojmë drejt specializimit, jo skematizimit të gjërave.

Për fermerët, sipas tij, është shumë e rëndësishme të kenë mundësi të zhvillohen në fusha të ndryshme dhe të ndihmohen në mënyrë që të dyfishojnë kapacitetet e tyre, ashtu siç ndodhi në Kooperativën e Kuveleshit.

Fjala e plotë e fermerit

“Neve dëshirojmë që ju të jeni fitues, sepse gjërat që heq sektori i bujqësisë në përgjegjësi janë shumë.

Unë dua të them dy gjëra, puna nis nga njerëzit që janë simpatizantë dhe militantë të sëmurë, për të mos thënë dhe janë në kategori të kualifikimeve që bujqësia kërkon.

E dyta që duhet të them ju është se bujqësia nuk mund të futet e gjitha në një grupim, ajo ka specifikat e saj dhe është e domosdoshme që skema të jetë për bujqësinë, jo skematike.

Ajo duhet të shkojë sipas profileve, edhe pse jam marrë me bimë mjekësore, jam marrë dhe me financa dhe në Koperativën e Kuveleshit kishte 30 mijë krerë bagëti të imta dhe i mbante për një periudhë të gjatë, nisën ta dyfishonin kuotën.

Nuk duhet skematizuar, duhet të shkojë drejt specializimit dhe mendoj se Shqipëria ka nevojë të ketë një harmonizim të qëllimeve.

Një nga shërbimet më të mëdha që i duhet turizmit është bujqësia. Fermerit i kanë kërkuar të dinë kinezisht, të dinë anglisht se çfarë bëjnë punonjësit e bujqësisë atje, se dimë, parat i marrin ata që rrinë te kryetari i bashkisë dhe gjuajnë me gurë opozitën.

Ju lutem shumë, ju jeni personalitet për Shqipërinë, në pushtet e në opozitë, dhe sot po kërkojmë ndihmën tuaj sepse këtu nuk ecin shumë gjëra”.

Share it :