Studentja: Nuk duam pasaportën e Ramës për të ikur! Më 11 Maj shqiptarët do të zgjedhin të qëndrojnë…

Studentja: Nuk duam pasaportën e Ramës për të ikur! Më 11 Maj shqiptarët do të zgjedhin të qëndrojnë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarët e Kamzës, ku prezantoi edhe kandidatët.

Në këtë takim, studentja Albana Gjika mbajti një fjalën e saj, duke sjellë zërin dhe shqetësimet e rinisë shqiptare.

Ajo cilësoi se sot të rinjtë nuk kërkojnë favore e as pasaportën e premtuar të Edi Ramës për tu larguar nga vendi, por duan një Shqipëri me kushte Europiane për të ndërtuar të ardhmen e tyre pranë familjes.

Albana Gjika

Dua ta ndërtoj të ardhmen time pranë prindërve të mi, e jo të shpërndahem nëpër botë si shumë shqiptarë sot. Prindërit tanë kanë sakrifikuar çdo ditë të jetës së tyre për të na dhënë një jetë më të mirë.

Sot, arsimi në Shqipëri është në krizë: programet janë të vjetruara, mungon teknologjia, mungon motivimi, studentët ndihen të harruar dhe diploma mbetet vetëm një letër, sepse nuk të pret një mundësi e re punësimi.

Të rinjtë nuk kërkojnë favore, kërkojnë drejtësi dhe kushte të barabarta për të ndërtuar jetën me ndershmëri. Nën drejtimin tuaj, unë besoj se arsimi do të kthehet në prioritet, pensionet do të rriten, biznesi do të zhvillohet dhe mirëqenia do të përmirësohet.

Kjo është Europa që duam. Nuk duam pasaportë për të ikur, siç do Edi Rama. Dua kushte europiane në vendin tim.

Sot, ne jemi të gjithë të përndjekur nga pushteti i Edi Ramës: nga korrupsioni, krimi, papunësia dhe arsimi i braktisur. Unë, si një e re, i bëj thirrje rinisë në vend dhe në diasporë, i bëj thirrje studentëve të rrëzojmë këtë regjim për të mirën tonë dhe të vendit.

Mbi 1 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi, por më 11 maj shqiptarët do të zgjedhin të qëndrojnë…

Share it :