Më 11 maj, të gjithë bashkë për ndryshimin!’/ Ndregjoni: Do t’i japim fund regjimit dhe do t’i kthejmë Shqipërisë shpresën
Kryetari i PD, z. Sali Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Dibrës, ku ka prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.
Kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, z. Besim Ndregjoni, mbajti fjalën e tij përshëndetëse, ku u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, që më 11 maj të votojnë numrin 1 për të shpëtuar Shqipërinë
Do të votojmë kundër urrejtjes që ka instaluar Rama në politikën shqiptare,” – theksoi ai.
Besim Ndregjoni
Viti 2005 dhe viti 2025 kanë një të përbashkët të madhe: Sali Berisha është kryeministër i Shqipërisë. Historia po përsëritet dhe ne jemi gati të shkruajmë kapitullin e ri!
Si dibran, si bir i veriut, i Malësisë dhe i gjithë Shqipërisë së ndershme, i bëj thirrje çdo shqiptari që e do këtë vend: më 11 maj, të gjithë bashkë votojmë numrin 1! Votojmë kundër urrejtjes dhe përçarjes që ka mbjellë Edi Rama në politikën shqiptare. Votojmë për vlerat konservatore, për bashkimin me aleatët tanë strategjikë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.
Veriu, jugu, lindja e perëndimi të gjithë së bashku për një Shqipëri që i kthehet shpresës dhe dinjitetit. Rrofshin shqiptarët kudo që janë! Më 11 maj, le të nisim vallen nga Dibra dhe ta përfundojmë me fitore në zemër të Tiranës!