Sali Berisha, doktori i zemrave shqiptare’/ Fermeri dibran: Rama, korbi i zi që sjell vetëm kob e zi për vendin
Një fermer nga Dibra ka elektrizuar sallën e mbushur me demokratë, teksa PD me kryetarin Sali Berisha do të prezantiojë kandidatët e ‘PD-ASHM’ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Duke e quajtur liderin demokrat, Sali Berisha, ‘doktoridn e zemrave shqiptare’, fermeri dibran, Femi Zebi tha se vetëm PD mund ta nxjerrë sektorin e bujqësisë nga kriza, që sipas tij në 12 vite në këtë qark nuk mbillet asnjë pemë frutore.
Teksa iu referua takimit të kryesocialistit Rama tre ditë më parë në Dibër, fermeri tha se ai nuk është gjë tjetër veçse një korb i zi që së bashku me sorrat e tij, sjellin vetëm kob e zi për vendin.
Sali Berisha, doktori i zemrave shqiptare, i bëra kërkese shtabit të PD për tiu paraqitur këtu e para popullit shqiptar. Ne si fermerë, këtë vit ka falimentuar pemtaria e Dibrës. Ty të don Vlora, jugu, të don gjithë veriu. Doktor, po pse ne Dibra nuk të duam ty?
Para 3 ditësh në këtë sallë ka qenë një korb i zi, se di doktor nga ju por ne korbin e sorrat i quajmë që sjellim kob e zi. Kam paraqit një kërkese që qeveriasë së korbave e zorrave s’u ankohem e gjunjëzohem.
Ju i keni ndihmuar fermeët nën qeverisjen tënde, prej 2 muajsh kam dëgjuar dpktorin e zemrave shqiptare që ka formuluar një program të tij që kërkesat e fermerët e Dibrës e Shqipërisë bëjnë prej 12 vitesh. Këtu s’mbillet asnjë pemë frutore, asnjë rrënjë. Perogramin e PD e dëgjoj me vëmendje, kërkojmë finanicm, ulje Tvsh, të pesticideve, plehrave kimike.