Berisha: Fitoren e kemi në dorën tonë! Programi jonë nuk është partiak, është për çdo shqiptar

Berisha: Fitoren e kemi në dorën tonë! Programi jonë nuk është partiak, është për çdo shqiptar

Lideri i opozitës, Sali Berisha siguroi qytetarët se më 11 maj PD-ASHM e kanë në dorë fitoren kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

‘Fitoren e kemi në dorën tonë! Programi jonë nuk është partiak, është për çdo shqiptar’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij me fermerët në Elbasan.

Berisha: Miqtë e mi, fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo, unë gjej një klimë dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon ama, që ne të shkojmë me këtë program tek çdo komshi, i njohur, banor, qytetar, fermer, të ulemi me programin tonë, t’ja sqarojmë.

Nuk është për ne ky, nuk është vetëm për demokratët. Ky është për çdo shqiptar. Ky program, me programin e uljes së taksave për bizneset, është mundësi reale për çdo qytetar shqiptar, është mundësi reale për ata që janë në nevojë të kenë nje jetë më të mirë. Është një mundësi reale për fermerin që të prodhojë më shumë dhe të shsë më shumë.

Është një mundësi reale për biznesin e vogël, të fitojë më shumë dhe të zgjerojë biznesin e tij.

Po kështu, për biznesin e madh. Është një mundësi reale për të rinjtë, të cilët do të jenë në epiqendër të vëmendjes sonë për shkollimin pa meastare, me bursa 200 euro për secilin, mundësi për punësimin e tyre, të veçanta, bonuse. Shteti do paguajë sigurime shoqërore për të rinjtë vitin e parë.

Do bëjmë gjithçka t’i ndihmojmë me kredi, me grante, në mënyrë që të mund të blejnë apartamentin, të ndërtojnë në Shqipëri folenë e tyre dhe të realizojnë ëndrrat në Shqipëri.

Pra, ky është një program për çdo shqiptar, nuk është një program partiak dhe unë ju kërkoj ju, të gjithëve, kandidatëve tanë, tek çdo shqiptar do shkoni si misionarë, jo si politikan, jo si partiak. Do shkoni të paraqisni një program, një projekt që është i dobishëm,ë shtë një mundësi reale për secilin prej nesh.

Faleminderit!

Share it :