Berisha me kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha

Berisha me kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë.

Berisha u prit nga kryepeshkopi Joan Pelushi, ku dha edhe mesazhin e tij në këtë ditë Pashke

Berisha: Punën e madhe të çmuar që bëni në vazhdim të veprës së pavdekshme të Imzot Janullatos, i cili punoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ngriti nga rrënojat.

Historia e Krishtit Mbret, është ripërsëritur në Shqipëri, sepse edhe këtu u mendua që ta rrafshonin fenë dhe besimin fetar, por ju u ngritët nga hiri, e ngritët dhe sot është perfomancë të shkëlqyer, me një mbështetje të gjerë të besimtarëve, me të gjitha institucionet.

Në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë.

Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët.

Share it :