Mbrojtje e prodhimeve’/ Berisha: Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat
Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve në Elbasan mbrojtje sezonale të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
‘Çdo sezon do konsumojmë prodhimet tonat, pastaj do presim për të tjerat’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij me fermerët në Elbasan, ku prezantoi programin e Partisë Demokratike për mandatin qeverisës 2025-2029.
Berisha: Linja krediti. Ne do të ngremë bankën zhvillimore të shtetit, me të cilën ju do të merrni linja krediti të buta. 80% të interesit do e paguajë shteti për ju.
Cilido që ka nevojë, do të adresohet aty me planin e biznesit dhe me projektin e tij, qeveria d oi mbulojë 80% të interesit.
Qeveria do të krijojë fondin e veçantë për t’ju mbrojtur ju, nga fatkeqësitë natyrore dhe për t’u shpërblyer ju me çmimin bazë të produkteve që mund t’ju shkatërrojë moti dhe faktorë të tjerë. Por, qeveria do t’ju mbrojë ju edhe nga mbiprodhimi.
Mbiprodhimi ndodh, edhe në këtë rast absolutisht, çdo mbiprodhim do të shpërblehet me çmimin bazë, në mënyrë që ju dhe fermerët të mos kërcënoheni nga falimentimi.
Janë mijëra fermerë që e pësojnë nga ngricat. Edhe ngricat që kaluan. Ngricat e 2-3 javëve më parë kanë dëmtuar mijëra e mijëra fermerë, në të katërta anët e vendit. Në Korçë, në Peshkopi, në të gjitha zonat.
Sigurisht që, shteti do ketë një fond, dhe ai fond do t’u përgjigjet fermerëve për prodhimin me çmim bazë.
Qeveria merr përsipër investime shumë serioze në vaditje, në kullim dhe mbrojtjen e e tokës. Ne, jemi një vend plot ujëra. Nuk ka vend me ujëra më shumë se sa ne. Megjithatë, sipërfaqet e vaditjes, jo që nuk shtohen, por zvogëlohen.
Hidrocentrali i Banjës, para së gjithash, është vepër vaditës. Dhe kur ne e ndërtuam atë, e ndërtuam së pari si vepër vaditës, dhe pastaj si vepër energjitike.
Që nga ajo kohë, një kanal nuk është hapr,në mënyrë që zonat të përfitojnë. Ai, është një rezervuar gjigant. Asnjë!
Se, këta kanë një zakon të çuditshëm. Këta, në doktrinën e mashtrimit, nuk ka në botë njerëz që të inagurojnë si këta.
Thoshte bukur sot, një analist i njohur: gjer në vitin 2013 kishim parë, thotë, që bëhej inagurimi në fillim të punimeve dhe kur përfundonin. Kurse tani bëhen 13-15 inagurime për të njëjtën gjë, sepse i ndajnë në lote.
Por, pasi mbaron kjo e loteve, kthehen dhe inagurojnë projektin. Pasi mbaron projekti, kthehen dhe inagurojnë ëndrrën. Pra, një serial mashtrimesh të pafundme, 3D. Por e vërteta është që, po të marrësh investimet e tyre janë investime shumë të pakta dhe shumë abuzive.
Ndaj dhe ne, do të investojmë, të paktën 70 milionë euro në vit në vaditje, kullim dhe në mbrojtje të tokës.
Jam këtu, për t’u zotuar përpara jush dhe mbarë fermeërve të Shqipërisë, se prodhimet tuaja me sezon do t’i mbrojmë.
Mbrojtja sezonale e prodhimeve është zotimi ynë. E kemi bërë. Ata që mund ta kujtojnë, e kemi bërë dhe do ta bëjmë prap. E bën çdo vend.
Ne jemi për tregëti të lirë, por në sezon do konsumojmë njëherë tonat, do i shesim tonat, pastaj do të presim për të tjerat.
Këtë do e bëjmë, dhe kjo është një garanci për shitjen e prodhimeve tuaja që janë të mrekullueshme.
Një agjenci orientuese për tregun do të ngrihet, dhe aj odo të jetë këshilltarja juaj kryesore për t’ju orientuar me tregun, nevojat, konjukturën, kapacitetet e tij.