PD-ASHM ka një plan konkret për fermerët’/ Alizoti: Çdo fshat në skamje mesjetare, në 12 maj ikin karagjozët dhe vijnë njerëzit seriozë
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomorr Alizoti, ka folur gjatë një takimi me fermerët e Elbasanit, ku ishte i pranishëm edhe lideri i PD-së, Sali Berisha. Alizoti u ndal te problematikat në bujqësi dhe akuzoi qeverinë se nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për fermerët.
Ai tha se në çdo fshat ku ka qenë, ka parë skamje të thellë dhe braktisje nga të rinjtë. Sipas tij, ndërsa qytetarët vuajnë, kryeministri bën teatër.
Alizoti theksoi se PD ka një plan konkret për fermerët, që do të zbatohet pas fitores më 12 maj.
Alizoti: Aktiviteti i sotëm ka të bëjë me bujqësinë, fermerët, ku qeveria aktuale në këtë fushatë elektorale nuk ka thënë asnjë fjalë, asnjë rresht, asnjë fjali në lidhje me bujkun, me fermerin.
Përvoja ime si drejtues i këtij qarku ka qenë që në çdo fshat që unë kam bredhur, në çdo shtëpi që unë kam hyrë, çdo njeri që kam takuar, kam parë një skamje, jo varfëri, një skamje të nivelit mesjetar…
Kam parë të moshuar ku një pjesë e madhe e tyre i kanë lënë fëmijët, kanë ikur rrugëve të botës dhe me këtë varfëri, me këto ekstremitete që ka kjo shoqëri, kryeministri sot bën gallatë, bën teatër me një popull shumë të varfër.
Partia jonë, e cila nesër do të jetë qeveria, ka një plan konkret për fermerin, për blegtorinë, pra nga duke parë karagjozët, më 12 maj do të shikoni njerëz seriozë.