Berisha lexon shënimin: Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Ramën nuk e shpëton asgjë nga kjo aferë
Kreu opozitës Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, deklaroi se Kryeministri Edi Rama “do të shkojë tek Charles McGonigal.
Berisha: Por aty, Dumanit të Ramës, i lashë një shënim.
Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar.
Krim ndërkombëtar!
Dhe e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk e do mund ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme, me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor, që sipas gjykatësit amerikan, kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.
Dhe për dijeni të shqiptarëve, tani McGonigal, çdo ditë në qeli i çon nga qelia mesazhe Edi Ramës.
Unë vërtet i mora paratë, thotë ai, por ato m’i dhe ti, me të cilat më komprometove.
Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 maj që Edi Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë.