Boçi: Puka dhe Fushë Arrëzi është braktisur nga qeveria dhe kryeministri bandit!

Boçi: Puka dhe Fushë Arrëzi është braktisur nga qeveria dhe kryeministri bandit!

Drjtuesi politik i Qarkut Shkodër, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar nga PD ASHM në Pukë tha se, është kënaqësi që jemi sot bashkë këtu. Ai ka akzuar kreun e qeverisë Rama për gjendjen e rendë të varfërisë që nbizotëron në Pukë dhe Fushë – Arrës.

“Të vish drejt Pukës është sikur po shkon drejt parajsës, ku zoti i ka treguar bujarinë e madhe me pyje pa fund, me ujë dhe gjithçka të bukur që mund të këtë një vend.

Dhe të vish këtu e kupton rëndësinë e këtyre vendeve si kryqëzim rrugësh. Dhe të vish këtu të duket vetja se po ulesh në një sofër të madhe njerëzore ku zoti dhe miku respektohen më së pari. Ku burrëria, besa dhe trimëria shkëlqejnë me praninë e tyre. Dhe është absurde ta mendosh se ne vijmë këtu në këtë vend ku ka kaq shumë varfëri. Ky vend që ka njerëz punëtorë dhe me talente të jashtëzakonshëm që japin 7 përqind të GDP të vendit tonë, të jetë kaq në mënyrë dramatike i braktisur.

Dhe të dashur miq ka vetëm një shpjegim dhe ky shpjegim është ky kryeministër është ky krye bandit siç e ka cilësuar ish zëvendësi i tij Ahmetaj. Është ky kreu i organizatës siç e ka cilësuar Artan Hoxha, ai gazetari qe dikur i rrinte në krah dhe e ka ndihmuar të vijë në pushtet. Është kjo qeverisje aleanca e së keqes, aleanca e qelbësirave”, tha Boçi.

Share it :