Flamur Noka sfidon publikisht Agron Shehajn: Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco dhe të nxjerr provat
Ti merr tendera nga qeveria! Provo e më denonco dhe të nxjerr provat!” Me këtë deklaratë, Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka sfiduar Agron Shehajn teksa ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ata janë të marrë peng, të urdhëruar, të instrumentalizuar nga Rilindja dhe Soros. Ata janë paterica për të dëmtuar opozitën. Çdo votë që shkon te patericat e Edi Ramës është dy herë votë për Edi Ramën. Sot e kësaj dite, merr tendera në ministritë e shtetit i vëllai i Agron Shehajt. Për këtë unë kam dokumente.
Opozitës i luftohet edhe brezi i 17. E ftoh Shehajn të më padisë dhe unë do të çojë tenderat e marrë nga ministritë”, tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Flamur Noka.