Skandal dhe p*rv*rsit*t, Rama u kërkon fëmijëve ta shohin nudo

Skandal dhe perversitet, Rama u kërkon fëmijëve ta shohin nudo
Pa program vetem me fyerje dhe tallava Edi Rama nuk ndalet. Pasi ka fyer gratë dhe burrat në Dibër, Lëzhë dhe Korçë gjatë ditës së sotme kishte mbledhur nxënësit e shkollave në një plazh të Spillesë, i ofendonte dhe u kërkonte që të shikonin atë në fotot nudo që i janë publikuar nga mediat.

Në asnjë takim nuk paraqet program apo projekte të realizuara nga qeverisja e tij. Kjo është mese normale pasi nuk ka bërë asnjë gjë që ti ngelet dikujt në mendje. Mashtrimet e tij tashmë janë bërë publike dhe përsëritja e tyre veçse sa e shton inatin e njerëzve që me 11 maj ti japin goditjen finale.

Por arroganca më të cilën ai komunikon edhe më fëmijët e shkollave që i kanë detyruar të shkojnë e të dëgjojnë përrallat e tij është sinjali më i keq se si një kryetar qeverie mund të sillet. Në të njëjtën kohë tallavaja e tij tregon se propaganda i ka ngecur keq. Kësaj here në rërën e Spillesë.
Por a i sheh Task force e ngritur nga Dumani këto gjëra, po avokati i popullit qe drekon me Klotolda Bushkën duke intimiduar dëshmitarë, po shoqëria civile???
Quo vadis

Share it :